E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos bashkefshatarin, pranga 27-vjecares

Nje 27-vjecare, nga fshati Jaupas, i komunes Bogove, ne rrethin e Skraparit dyshohet se ka plagosur me thike mbremjen duke u gdhire dita e djeshme 30-vjecarin qe, sipas saj, tentoi ta perdhunonte. Ndersa policia e Beratit ka vendosur arrestimin e Liljana C., nen akuzen "vrasje e mbetur ne tentative" dhe "mbajtje pa leje e armeve te ftohta", vete 27-vjecarja ka deklaruar se ka vepruar per vetembrojtje. Kamerierja ne nje nga lokalet turistike te Bogoves ka qene duke shkuar ne shtepi, pasi ka mbaruar punen, kur eshte perballur me bashkefshatarin e saj me iniciale A.C. Djali ka insistuar ta shoqeroje per ne shtepi, por 27-vjecarja tha se ai e ka ngacmuar seksualisht. "Donte te hynte ne shtepine time, kur mori vesh se isha vetem", ka treguar kamerierja. Ajo shtoi se thiken e ka marre ne shtepi dhe se ka qelluar per vetembrojtje. Policia tha se po punon edhe mbi kete piste, sikurse edhe mbi ate te ndonje konflikti te mundshem mes dy bashkefshatareve. I plagosuri ka marre mjekimin e pare ne spitalin e qytetit te Corovodes dhe aktualisht ndodhet jashte rrezikut per jeten.
E. Hazizolli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›