E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet kisha, kerkohen autoret

Fier - Kisha e fshatit Agim ne komunen e Libofshes, ne rrethin e Fierit, eshte vjedhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Persona te paidentifikuar jane futur ne ambientet e brendshme nepermjet dritares, pasi kane thyer xhamin. Ata kane vjedhur dy kuti metalike, qe sherbenin per mbledhjen e ndihmave prej besimtareve te zones. Policia tha se ka qene prifti i zones, qe ka pikasur bastisjen e objektit te kultit mengjesin e djeshem. Kisha eshte vjedhur edhe tre here te tjera, por autoret asnjehere nuk jane gjetur.
Xh.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›