E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet me energjinë, u hiqen pagat faturistëve



FIER – Në të gjitha rastet ku faturistët kanë shmangur detyrimet financiare që qytetarët kanë ndaj KESH-it, do të jenë punonjësit e Korporatës që do ta paguajnë. Kjo është skema e ndjekur nga drejtuesit e kompanisë në Fier, ku 10 faturistë janë ndëshkuar, ndërsa dy të tjerë janë larguar nga puna. Drejtori i Shpërndarjes së Energjisë në Qarkun e Fierit, Arqile Kume, tha se “qëllimi ynë është disiplinimi i abonentëve për të paguar energjinë që konsumojnë. Energjia është një mall tregu që ka një vlerë dhe ashtu siç paguhet çdo mall, duhet shlyer dhe ajo". Sipas tij, janë ballafaquar të gjitha vërejtjet dhe ankesat e qytetarëve dhe për çdo rast edhe më dëshirën e tyre është marrë mendimi penalizues për punonjësit e KESH-it. “Në rreth 10 raste faturuesit kanë paguar nga xhepi sasinë e energjisë të hedhur tepër për abonentët (të pakonsumuar, por faturuar)”, - tha Kume.

17 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›