E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeneral Zija Bahja: “Për ‘Gërdecin’ është raportuar çdo ditë”



“Unë di që ministri dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm janë informuar rregullisht sipas standardeve të raportimeve që bëhen në strukturat e Forcave të Armatosura. Është tjetër problem pastaj nëse është lexuar, i është kushtuar vëmendje, apo i ka mbytur rutina e punës dhe nuk i kanë kushtuar vëmendje marrësit e raportimeve. Kjo ka të bëjë me atë se sa korrektë janë me kryerjen e detyrave të tyre funksionale të tjerët. Po të analizosh të gjitha procedurat administrative që janë ndjekur për përpilimin e urdhrave dhe pastaj se si janë zbatuar urdhrat në terren, del fare mirë përgjegjësia. Në rastin konkret, pra në rastin tim, unë jam komandant i Komandës Mbështetëse dhe në bazë të zbatimit të atyre urdhrave del përgjegjësia ime. Nëse unë do të kisha përgjegjësi të ruaja, apo të siguroja, pra të mbikëqyrja procesin e demontimit, kuptohet se edhe unë do të isha përgjegjës. Por kur mua një urdhër i tillë nuk më është dhënë, por më është thënë thjesht të transportoja municionet nga depot e mia dhe t’ia dorëzoja ndërmarrjes “MEIKO” në territorin e Gërdecit, kjo do të thotë se nuk është përgjegjësia ime. Mendoj se kjo është përgjegjësia e ndërmarrjes “MEIKO” dhe e të gjithë aktorëve të tjerë që janë marrë me këtë proces. Ata që i kanë formuluar urdhrat, pastaj, ndoshta duke mos e parë mundësinë reale të njërit apo të tjetrit institucion që më ngarkuan mua atë detyrë, ata janë prapë bashkëpërgjegjës”.

Urdhrat e ministrit të Mbrojtjes

Urdhri nr. 550
datë 25.04.2007 i ministrit për dhënien me qira të pronës së Gërdecit për Southern Ammunition Company (SAC) dhe të lejimin e hyrjes së personelit të kontraktorit vetëm për periudhën e ndërtimit të strukturës industriale.

Urdhri nr. 2044
datë 07 dhjetor 2007, ku kërkohej fillimi i projektit të ri me municione të rënda dhe në pikën 9 të të cilit përcaktohej se ruajtja e rajonit të Gërdecit do të bëhej nga efektiva të Forcës së Bashkuar dhe “MEICO”-s

17 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›