E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH-i investon 16 milionë euro nga fondet e veta në disa zona të vendit



Investimet në sektorin e Shpërndarjes së Energjisë në rrjetet e tensionit të ulët dhe të mesëm këtë vit me fondet e vetë KESH-it, arrijnë në 16 milionë euro. Sipas KESH-it, ato po shtrihen në zonat më problematike në pagesat dhe vjedhjet e energjisë elektrike. Shuma prej rreth 16 milionë euro, po zbatohet në projektet që përfshijnë rindërtimin e rrjetit të shpërndarjes në zonën e Kamzës, Bathores, Kënetës në Durrës, në Vlorë, Shkodër, etj. Në këto zona, kryesisht informale, ka mungesa mjaft të mëdha në shtrirjen e rrjetit, ndërsa banorët i kanë shtrirë vetë linjat me anë të shtyllave të ngritura individualisht për t‘u furnizuar me energji elektrike. Mungesa pothuajse totale e rrjeteve elektrike në këto zona, ka ndikuar negativisht në raportet tregtare mes banorëve dhe KESH-it, dhe ku humbjet teknike regjistrojnë kuota tepër të larta, ndërsa arkëtimet, në nivele mjaft të ulëta. Mungesa e infrastrukturës së rrjeteve elektrike, i ka lënë një pjesë të këtyre zonave, jashtë kontrollit të plotë nga ana e KESH-it. Me investimet që po kryhen në këto zona, KESH-i përfundimisht, do të vendosë kontrollin e plotë, duke eliminuar vjedhjet e energjisë, pagesën e plotë të arkëtimeve, si dhe mbrojtjen e jetës së banorëve nga çdo lloj rreziku. Por investimet e KESH-it në rehabilitim dhe ndërtim të rrjeteve elektrike, janë drejtuar këtë vit edhe në zona të tjera të vendit, si në periferi të Vlorës, Shkodrës, në zonat urbane të Ultësirës Perëndimore, me qëllim që në to jo vetëm që të mund të afrohet shërbim më i mirë në furnizim me energji.

17 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›