E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesim me kompjuter e videoprojektor

Përhapja e internetit në të gjitha shkollat e vendit është një nga prioritetet e ministrisë së Arsimit. Por sfidë mbetet edhe trajnimi i arsimtarëve, sipas teknonologjisë bashkëkohore. Ministri i Arsimit ka premtuar se brenda tre vitesh do të mbarojë i gjithë ky proces, pasi synohet që në shkolla shumë lëndë, të shoqërohen nga një projektor dhe një kompjuter duke e bërë më të thjeshtë procesin mësimor.

"Një paketë programesh që do tu lehtësojë atyre procesin e mësimdhënies po dhe nxënësve procesin e mësimnxënies në një projektor dhe një lap top", tha Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit.

Gjatë këtij viti shkollor në të gjitha shkollat e mesme, profesionale janë hapur kurse për teknologjinë dhe informacione, dhe janë regjistruar rreth 600 nxënës, ndërkohë që në universitete në degen e teknologjise dhe informacionit janë rregjistruar rreth 3000 studentë.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e martë , 15 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›