E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi-France Kuzhe Shpresojme rezultat pozitiv

Kundërsulmi: Kjo është arma që trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe ka zgjedhur për të ndalur Francën në ndeshjen e së premtes, e cila është dhe sfida më e rëndësishme për kuqezinjtë në fushatën eliminatore të Euro 2012. Trajneri kroat është shfaqur realist dhe me ide të qarta në konferencën për shtyp përpara ndeshjes. Sipas tij, francezët do të jenë dominues në lojë, por Shqipëria do të luaj shanset e saj për një rezultat pozitiv.

‘Nuk mund të kontrollojmë lojën përballë Francës. Por kjo nuk do të thotë se do të zbresim në fushë vetëm për t’u mbrojtur. I kam shpjeguar skuadrës disa mënyra loje dhe do të mundohemi t’i ndëshkojmë me anë të kundërsulmit. Franca është një skuadër shumë e fortë. Nuk mund të dominojmë, por kemi mundësitë tona për të arritur diçka pozitve në këtë ndeshje”-tha Kuzhe.

Në të njëjtën linjë me trajnerin shkojnë edhe dy futbollistët më me eksperincë të kombëtares shqiptare Altin Lala dhe Lorik Cana. Sipas tyre Franca është favorite, por në të njëjtën kohë ka edhe presionin mbi vete.

“Ndeshja më e rëndësishme e edicionit duke parë që edhe Franca është një ndër ekipet më të mira të Europës. Gjithë publiku e pret me padurim këtë ndeshje, ashtu edhe skuadra. Shpresojmë që të jemi në gjendjen më optimal”-tha Altin Lala, kapiten i kombëtares.

“Janë në vendin e parë, por kanë një lloj presioni sepse duhet të vijnë këtu dhe të kenë rezultate për të siguruar vendin e parë. Futbolli luhet me kokë, me zemër, me mbështetjen e publikut tonë sepse ajo është një armë e jashtëzakonshme për ne, në vendin tonë”-tha Lorik Cana, mbrojtës i kombëtares.

Josip Kuzhe ka zbuluar edhe formacionin ku dyshimi i vetëm i kroatit ështe aktivizimi i kapitenit Lala. I sigurt është spostimi i Debatik Currit në mesfushë në skemën me dy sulmues, megjithëse Salihi do të luajë më i tërhequr se Bogdani.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›