Vret babanë e shokun, plagos të ëmën e kushëririn
Autori i Lajmit: red.
Dy të vdekur, dy të plagosur dhe një i arrestuar është bilanci i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Vlorë. Një 22-vjeçar, në gjendje të dehur, ka shkrehur kallashnikovin mbi të atin, nënën e tij, shokun edhe kushëririn. Burime nga policia bëjnë të ditur se 22-vjeçari ka qëlluar në oborrin e shtëpisë Musa Lulaj, 50 vjeç dhe shokun e tij, Bledar Xhaferraj, 28 vjeç, të cilët kanë mbetur të vdekur në vend. Fatmirësisht, vetëm me plagë të lehta kanë shpëtuar nëna e ti, Sofie Lulaj, dhe kushëriri i autorit. Sipas të njëjtave burime, mësohet se i riu ka kryer krimin në gjendje të dehur dhe vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë është vënë në pranga.
Ngjarja
Një 22-vjeçar ka vrarë me automatik kallashnikov të atin dhe shokun e tij, ndërsa ka plagosur të ëmën dhe kushëririn.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 23:30 në një banesë në lagjen “Bashkimi”. Gjithçka ka nisur kur djali i familjes Lulaj ka mbërritur në shtëpi në gjendje të dehur, së bashku me kushëririn, shokun e ngushtë si dhe të atin. Në banesë kanë filluar debatet e ashpra ku sherri degjeneroi në goditje ndaj njëri-tjetrit. Pas grindjes me fjalë, Arjan Lulaj, 22 vjeç, rrëmben një kallashnikov që kishte në banesë pa leje dhe qëllon në drejtim të familjarëve duke lënë të vdekur të atin, Musa Lulaj, 50 vjeç, dhe shokun e tij, Bledar Xhaferraj, 28 vjeç. Burime nga policia bëjnë të ditur se 22-vjeçari ka lënë të plagosur dhe nënën e tij, Sofie Lulaj, me një plumb në këmbë si dhe kushëririn, djalin e dajës, Jovan Lazaj, po në gjendje të dehur.
Arrestimi
Fqinjët e familjes Lulaj, pasi kanë dëgjuar breshërinë e armës kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Uniformat blu kanë vënë në pranga vetëm pak minuta larg vendit të ngjarjes 22-vjeçarin, i cili kishte lënë të vdekur të atin dhe shokun edhe të plagosur nënën dhe kushëririn në mes të oborrit të shtëpisë. Autori i ngjarjes së rëndë, në gjendje të dehur, është arrestuar pak minuta pas ngjarjes. 22-vjeçari kishte me vete dhe armën e krimit në momentin e ndalimit.
Vrasja në Vlorë
Flet nëna: “Djali veproi si kriminel”
Nëna e 22-vjeçarit dënon krimin e kryer nga djali i saj, i cili në gjendje të dehur vrau me kallashnikov të atin e shokun. Ende e tronditur nga ngjarja e rëndë, nuk gjen dot fjalë të shpjegojë veprimin e djalit të saj 22-vjeçar. “As vetë nuk e di si e kam marrë fishekun në këmbë. Dëgjova krismat. Dola jashtë. Rashë mbi burrin dhe i thashë vritmë dhe mua”, - thotë Sofie Lula, nënë e autorit të vrasjes. E shtrirë në një nga krevatet e spitalit të Vlorës, ku është nën kujdesin e mjekëve, gruaja nuk di të përgjigjet dhe as të shpjegojë për gazetarët si ndodhi vrasja: “As vetë s e di si ia dha atij...... Qysh të bësh, moj të keqen motra.... Ai e bëri kriminelçe.... Qysh të them.” Pas një sherri dhe debati të ashpër në oborrin e shtëpisë, në gjendje të dehur, Arjan Lula ka tërhequr këmbëzën e automatikut duke lënë të vdekur babanë dhe shokun e tij, ndërsa plagosi të ëmën dhe djalin e dajës. Gjithçka ndodhi brenda pak minutash, mesnatën e së hënës duke u gdhirë e marta në banesën e familjes Lula në lagjen “Bashkimi” të qytetit të Vlorës.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009