Abuzimet me tokat ; Arrestohen tre ish-zyrtarë të lartë të Zyrës së Kthimit të Pronave në Vlorë
Abuzimet me pronat kanë çuar në pranga dy ish-zyrtarë të Komisionit të Kthimit të Pronave në Vlorë, si dhe një topograf. Operacioni i zhvilluar mesditën e djeshme në qytetin bregdetar, ka vënë në pranga ish-drejtorin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Genci Panazhaqi, ish-juristin e kësaj drejtorie Sokol Kuçaj dhe specialistin topograf Fatmir Xhena. Lajmi është konfirmuar nga të dhëna zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme mbrëmjen e djeshme, sipas të cilave, tre ish-zyrtarët janë vënë në pranga nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, të cilët për qëllime përfitimi u kishin kthyer pronat personave që nuk u takonin, duke bërë zhvendosje të sipërfaqeve të tokave.
Sipas të dhënave, mësohet se pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Vlorës, në kuadër të procesit penal nr. 344 të vitit 2008 dhe me kërkesë të kësaj prokurorie, dje është vendosur nga gjykata masa e arrestit me burg për tre ish-zyrtarët e lartë të Zyrës së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qytetin bregdetar. Ndërkohë, të dhëna nga organi i akuzës bëjnë me dije se pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Vlorës, në tre vendime të Komisionit të Kthimit të Pronave është vërtetuar se është shpërdoruar detyra, duke iu kthyer subjekteve të shpronësuara sipërfaqe në mënyrë të jashtëligjshme, duke ndryshuar sipërfaqet e trojeve. Sakaq, mësohet se këta punonjës kanë zhvendosur vendndodhjen e pronave në mungesë të dokumentacioneve ligjore që vërteton pronësinë në bazë të ligjit të kthim-kompensimit të pronave. Ata njëkohësisht nuk kanë vërtetuar gjendjen juridike dhe natyrore të pronës, po kështu s'kanë verifikuar dhe përcaktuar kufijtë e saktë të saj.