Në Itali ; Emigranti shqiptar shpëton nga flakët një të moshuar italian
Nuk e ka menduar dy herë kur është hedhur në mes të flakëve për të shpëtuar një të moshuar, i cili ishte bllokuar në motoçikletën e tij të përfshirë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në shtetin italian përgjatë rrugës që të çon në Introdacqua në Sulmona, kur një emigrant shqiptar, Paolin Quarri, 39 vjeç, ka shpëtuar nga vdekja një të moshuar italian, ndërkohë që aktualisht shqiptari ndodhet në spital me disa djegie në trup. Gjesti i shqiptarit është publikuar dje në media të shumta vendase, ku në “Il Centro”, thuhet se Iolandino Iudiciani, 82 vjeç, ishte duke udhëtuar me motoçikletën e tij më tri rrota kur kjo e fundit është botuar anës rrugës.
Në këtë kohë, në vend ka frenuar një Fiat Uno, në të cilën udhëtonte emigranti shqiptar 39-vjeçar. Ky i fundit, kur ka parë motoçikletën të përfshirë nga flakët që kanë rënë papritur, ka zbritur nga makina dhe është orvatur të shpëtojë të moshuarin që ndodhej brenda saj. Nga të dhënat në media është mësuar se pas përpjekjesh shqiptari ka mundur të nxjerrë nga kabina e makinës italianin e plagosur, por që në këtë moment edhe ai vetë ka marrë disa plagë në trup. Më pas, mësohet se emigranti shqiptar ka telefonuar policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë dhe transportimin në spital të të dy protagonistëve të ngjarjes. Mediat thanë se falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve specialistë, të dy kanë shpëtuar dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia italiane, si dhe vetë i moshuari ka falënderuar emigrantin Paolin Quarri për gjestin që tregoi duke shpëtuar nga flakët 82-vjeçarin.