Kontrabanda, arrestohet doganieri dhe tregtari nga Shkodra
Një doganier dhe një tregtar nga Shkodra janë arrestuar mëngjesin e djeshëm gjatë një operacioni të forcave të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Drejtorisë së Policisë Kufitare në Han të Hotit, pasi në këmbim të parave ka lejuar kalimin e një makine me mallra kontrabandë. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga zëdhënësja e policisë së qytetit verior, Fatbardha Çepelja, sipas së cilës, hetimet e SHKB-së kanë bërë të mundur që veprimtaria e punonjësit të doganës së Hanit të Hotit, Fatmir Curri, 41 vjeç nga Dobraçi i Shkodrës, të zbulohej dhe në një operacion “blic” është kryer arrestimi i tij në flagrancë. Në pranga është vënë edhe një tregtar po nga ky qytet, Selim Dibra, 58 vjeç, i cili transportonte në automjetin e tij tip “Benz 240” me targa SH 8849 D mallin kontrabandë. Policia tha se ky i fundit ka futur nga Kosova plot 99 kg pluhur larës, 70 kg sheqer, ku dyshohet se me anë të një ryshfeti të majmë, dhënë kontrollorit të doganës, nuk ka paguar detyrimet doganore. Sipas policisë, ndaj të arrestuarve tashmë rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe favorizimit të kontrabandës.
Duhej të kenë qenë i zoti të fshihte veprimtarinë e tij të jashtëligjshme, por duket se nuk i ka bërë mirë llogaritë, kur si funksionar i policisë në doganën e Hanit të Hotit ka lejuar kalimin e makinës që vinte nga Kosova.
Gjithçka mësohet se është zbuluar nga specialistët e SHKB-së, dhe sipas të dhënave të policisë, prej disa kohësh, falë disa të dhënave të marra në rrugë operative, ia kanë vënë “sytë” kontrollorit 41-vjeçar të doganës. Ndërkohë, duket se lëvizja e gabuar ka ardhur pikërisht mëngjesin e djeshëm, kur një automjet tip “Benz” i ngarkuar me një sasi pluhuri larës dhe sheqeri që vinte nga Kosova ka kaluar doganën pa shqetësimin më të vogël. Një gjë e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re nga kolegët policë të doganierit Curri. Prej disa ditësh, këta të fundit gjurmonin personin e dyshuar pas informacionit se në doganën e Hanit të Hotit kishte lulëzuar kontrabanda.
Verifikimi për kalimin e “Benzit” me 99 kg pluhur larës 70 kg sheqer ka sjellë edhe ndërhyrjen e tyre. Pa shumë bujë, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke i vënë prangat doganierit si dhe më pas pronarit të automjetit që rezultoi të ishte një tregtari nga qyteti i Shkodrës.
Pas hetimeve, policia tha se kontrollori i doganës, Fatmir Curri, dyshohet se është përgjegjës për kalimin e maunes kontrabandë nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.
Gjithashtu, sipas hetimeve, për realizimin e kontrabandës tregtari shkodran ka bashkëpunuar me punonjësin e doganës, i cili duke qenë me detyrë për kryerjen e kontrollit fizik, ka lejuar qëllimisht kalimin e mallit pa kryer procedurat e zhdoganimit. Burime nga policia thanë se tashmë po hetohet nëse në këtë mënyrë në kontrabandë janë përfshirë edhe persona të tjerë, ndërsa materialet në ngarkim të Currit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe për Dibrën, për veprën penale të “Kontrabandës me mallra të tjerë”, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në pranga
Fatmir Curri, 41 vjeç, nga Dobraçi, Shkodër, me detyrë kontrollor në doganën e Hanit të Hotit
Selim Dibra, 58 vjeç, nga Shkodra, pronari i automjetit
Sekuestruar
99 kg pluhur larës
70 kg sheqer
1 automjet tip “Benz 240” me targa SH 8849 D