Ekzekutohet në sy të të birit Mithat Sulçe
Edhe pse i biri ka qenë i pranishëm në kohën që kanë qëlluar mbi të atin, autorët e vrasjes nuk i kanë bërë asgjë. Ata janë larguar më pas me shpejtësi, ndërsa djali që ka lajmëruar policinë për vdekjen e babait, Mithat Sulçe, 50 vjeç nga fshati Mesaplik i Vlorës, është qëlluar për vdekje me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, kur 50-vjeçari Sulçe ka qenë duke punuar në baxho me të birin e tij 12 vjeç. Sulçe është qëlluar me një breshëri automatiku, por vetëm dy plumba e kanë zënë në trup nga persona të panjohur, në kohën kur 50-vjeçari ka dalë nga dera e baxhos, mbasi kishte lënë punën. Sipas të dhënave të policisë së Vlorës një ditë më parë për ngjarjen, mësohet se autorët i kanë zënë pritë para godinës së baxhos dhe kanë pritur momentin kur Sulçe të dilte nga dera e baxhos e të qëllonin në drejtim të tij, në kohën që Sulçe ka mbaruar punë ka dalë nga dera e baxhos së bashku me djalin për të shkuar në shtëpi.
I tmerruar, djali i 50-vjeçarit është munduar t’i japë ndihmën babait të tij, i mbuluar gjithë gjak, për t’i shpëtuar jetën, por nuk ka mundur, brenda disa minutash 50-vjeçari ka ndërruar jetë. I mituri ka njoftuar më pas të afërmit e tij, si dhe më pas sallën operative të policisë Vlorë për ngjarjen. Në vendngjarje kanë mbërritur shumë shpejt të afërmit e viktimës, si dhe më pas forcat e policisë, të cilat kanë vendosur disa postblloqe në disa akse rrugore që lidhin fshatin Mesaplik me fshatrat e tjerë të kësaj zone, si dhe me qytetin e Vlorës, por nuk kanë mundur të identifikojnë dhe të kapin autorët e vrasjes së 50-vjeçarit.
Ndërkohë, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se i vëllai i viktimës mësohet të jetë punonjës policie, por vrasja e të vëllait të tij nuk ka asnjë lidhje me të qenit punonjës policie në komisariatin e Vlorës.
Sipas policisë, autori i vrasjes së Sulçes mund të jetë një i afërmi i tij, i cili ka pasur shpeshherë konflikte me 50-vjeçarin, madje dhe e ka kërcënuar më parë për shkak të konfliktit të një copë toke në fshat. Personi që mendohet të ketë kryer vrasjen, dyshohet të jetë emigrant në Greqi. Ai mendohet të ketë ardhur nga vendi fqinj ku ka kryer vrasjen dhe mund të jetë larguar përsëri për të mos rënë në sy.