Abuzimet, shkarkohet drejtoresha e Hipotekës së Tiranës
Shkarkohet drejtoresha e Hipotekës së Tiranës nën "akuzën" e abuzimit gjatë ushtrimit të detyrës. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, ka firmosur ditën e djeshme propozimin e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për largimin nga detyra të kryeregjistrueses Dorina Stringa. Bashkë me Stringën do të largohen nga Hipoteka e Tiranës edhe 10 punonjës të tjerë, ndaj të cilëve janë regjistruar denoncime nga qytetarë të Tiranës. Burimet nga Hipoteka e Shqipërisë thanë për gazetën se largimet në këtë institucion kanë ardhur si pasojë e një kontrolli dymujor, ku janë gjetur shkelje të rënda, deri në mbivendosje pronash në kryeqytet, me vlera të mëdha financiare. "Kontrolli konstatoi shkelje të shumta të procedurave administrative dhe vonesa të mëdha në shërbimin ndaj qytetarëve nga ana e Regjistrueses, Dorina Stringa dhe nga 10 punonjësit e tjerë", thanë burimet nga zyra qendrore e Hipotekës Shqiptare.
Kontrolli
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nëpërmjet një njoftimi për shtyp deklaroi dje se ministri i Drejtësisë, Nishani, vendosi shkarkimin nga detyra të regjistrueses së Tiranës, Dorina Stringa. "Shkarkimi u bë me propozim nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pas një kontrolli 2-mujor të ushtruar në ZVRPP-në e Tiranës nga ana e sektorit të kontrollit tekniko-ligjor të ZQRPP-së. Kryeregjistruesi i Republikës së Shqipërisë, Arben Qirjako, urdhëroi gjithashtu edhe shkarkimin nga detyra të 10 punonjësve të tjerë të ZVRPP-së Tiranë për shkelje në ushtrimin e detyrës", thanë burimet nga zyra qendrore e Hipotekës. Sipas tyre, sektori i kontrollit tekniko-ligjor, me urdhër të kryeregjistruesit ushtroi një kontroll 2-mujor pranë ZVRPP, Tiranë. Objekt i këtij kontrolli ishte respektimi i procedurave administrative dhe shërbimit ndaj qytetarit nga ana e punonjësve të kësaj zyre. "Në fund, kontrolli konstatoi shkelje të shumta të procedurave administrative dhe vonesa të mëdha në shërbimin ndaj qytetarëve nga ana e regjistrueses, Dorina Stringa dhe nga 10 punonjësit e tjerë", thuhet në njoftim. Bazuar mbi raportin e kontrollit tekniko-ligjor, kryeregjistruesi i Republikës, Arben Qirjako, i propozoi ministrit të Drejtësisë shkarkimin nga detyra të regjistrueses së Tiranës, Dorina Stringa. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, referuar nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 4 të Ligjit 7843 për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme, vendosi shkarkimi e regjistrueses Dorina Stringa.
Denoncimet
Në "adresë" të drejtueses së Hipotekës në kryeqytet janë regjistruar dhjetëra denoncime. Banorë të kryeqytetit ankoheshin për zvarritje të çështjeve të tyre, si dhe gabime të shumta nga ana e 11 punonjësve. "Ministri Nishani vendosi masën e shkarkimit ndaj Stringës pas një numri të konsiderueshëm ankesash dhe denoncimesh nga dhjetëra qytetarë të Tiranës. Shumica prej tyre janë ankuar për abuzime në Hipotekë, duke filluar nga zvarritjet e procesit të regjistrimit të pronave deri te rastet korruptive të mbivendosjes së trojeve dhe falsifikimit të dokumenteve", thanë burimet nga zyra qendrore e Hipotekës. Pas ankesave të shumta nga qytetarët e kryeqytetit dhe më gjerë, Ministria e Drejtësisë urdhëroi fillimin e një kontrolli të përgjithshëm në Hipotekë për veprimtarinë e viteve 2007-2008 duke konfirmuar dhjetëra raste abuzimesh dhe zvarritjesh në procesin e regjistrimit të pronave. Sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë, pas masave të shkarkimit, një pjesë e shkeljeve penale do të dërgohen për ndjekje dhe hetim nga prokuroria e kryeqytetit.