E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të përdhunojë kamerieren, plagoset i riu

• SKRAPAR – Dy vetë u plagosën dhe dy të tjerë u arrestuan dje në fshatin Jaupas të Skraparit, pas një përleshjeje të filluar si pasojë e një tentative përdhunimi.Burime policore bënë të ditur se fillimi i incidentit ka qenë tentativa për përdhunimin e vajzës L.Ç., 27 vjeçe nga Altin Çela, 30 vjeç.  Mësohet se 27-vjeçarja punonte si kameriere në një nga lokalet e pikës turistike të Bogovës. Pasi kishte lënë turnin ajo ishte nisur për të shkuar në shtëpi. Në afërsi të shtëpisë i kishte zënë pritë 30 vjeçari Çela, banor po në këtë fshat. Çela ka pritur që vajza të futej në shtëpi dhe më pas të realizonte planin e menduar. Pasi ka konstatuar futjen e agresorit në shtëpi 27–vjeçarja ka marrë një thikë për t’iu mbrojtur sulmit. Pasi janë përleshur ajo ka plagosur në dorë Çelën. Klithmat e vajzës kanë alarmuar të afërmit e saj që banonin aty pranë. Pas mbërritjes ata kanë marrë në mbrojtje të renë, ndërsa janë lëshuar më pas mbi agresorin Çela duke e goditur me mjete të forta. I gjendur përballë sulmit të disa vetëve Çela ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur një prej tyre. E lajmëruar nga banorë të zonës, policia ka mbërritur në vendngjarje ku pasi ka neutralizuar situatën, ka prangosur një kushëri të vajzës si edhe 30-vjeçarin, Çela. Mësohet se pistat në të cilat do të hetohet ngjarja janë ajo e një lidhjeje të mundshme të prishur mes të rinjve, apo ajo e një tentative përdhunimi. d.xh 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›