“Abuzimi, 190 milionë lekë”

25/03/2005 Kryeprokurori i Vlorës, Petrit Çano, paralajmëron të tjera arrestime
Vetëm pak orë pas arrestimit të dy ish-zyrtarëve të Bashkisë së Himarës, kreu i hetimit për këtë çështje, prokuror Petrit Çano, tregon masën e implikimit dhe proceduart që do të ndiqen në vazhdim. Çano thotë se bëhet fjalë për vjedhje taksash dhe përvetësim të paligjshëm pronash, duke përfituar nga pozicioni i autorëve. Njeriu i akuzës, në një intervistë për gazetën “Metropol” shton se do të ketë dhe persona të tjerë të implikuar në këtë histori abuzimi, që e cila do të dalë nga hetimet e mëvonshme.
Arrestimi i ish-funksionarëve të Bashkisë Himarës është bërë nga ana e institucionit tuaj apo të Tiranës?
Arrestimi është bërë me urdhër mandatin e lëshuar nga ana e Prokurorisë së Vlorës, pas një pune hetimore disamuajshe.
Cilat janë akuzat e ngritura nga ana e Prokurorisë?
Janë dy akuza, “vjedhje me shpërdorim detyre” e tjetra “shpërdorim detyre e realizuar në bashkëpunim”, nga të dy ish- funksionarët.
Për çfarë vjedhjesh bëhet fjalë?
Ka disa lloje vjedhjesh të realizuar nga të dy të akuzuarit. E para është vjedhja e të ardhurave që mblidhte Bashkia e Himarës nga ambientet e dhëna me qira, që llogaritet aty te 33 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu, nuk janë derdhur lekët e dhëna nga ndërtuesit në Bashkinë e Himarës. Bëhet fjalë për disa përqindje që bashkia vilte ngë çdo leje ndërtimi të dhënë. Kjo shumë kalon të 15 milionë lekët, pra së bashku bëhet fjalë përreth 190 milionë lekë të vjetra.
Po për vjedhje tokash?
Në akuzën tonë që do të ringremë bëhet fjalë edhe për disa prona, toka të përvetësuara nga ana e Bashkisë kundrejt personave të tretë, por në këtë fushë ende nuk kemi diçka të qartë, ose të specifikuar.
Prej sa kohësh dosja e Kontrollit të Lartë të Shtetit ndodhet në Prokurorinë e Vlorës?
Ka disa kohë dhe qysh atëherë ne jemi vënë në lëvizje për këtë hetim të madh, do të thosha unë. Pasi vjedhjet janë bërë në një mënyrë të trashë ose mjaft të dukshme.
A mund të shtohet numri i të arrestuarve?
Besoj që në listën tonë të të akuzuarve të shtohen edhe persona të tjerë, si pasojë e hetimeve apo të bashkëpunimit me të dy të ndaluarit e parë, edhe pse ata nuk e kanë pranuar akuzën me justifikimin se, “ne mbanim dy blloqe faturash e njëri na ka humbur, ose e kanë humbur qëllimisht kundërshtarët tanë”.
Keni pasur presion?
Jo, askush nuk mund të bëjë presion institucinit tonë e as ndonjë prokurori. Kuptohet që çështje të tilla janë të rëndësishme, pasi persona të tillë kanë edhe një mbështetje nga mjaft njerëz që i ka lidhur puna.
Ju mendoni se keni provat e duhura rreth akuzave, apo mund të përsëritet rasti i ish-funksionarve të Bashkisë së Vlorës, të
cilët u akuzuan për vjedhje tokash e morën dënime simbolike?
Jo, absolutisht jo, e në rastin që flisni, ne si kryem detyrën tonë dhe ish-funksionarët u dënuan kundrej veprave penale që kryen, dhe pse dënimi mund të ishte më i madh. Kjo është komptencë e gjykatës e jo e prokurorisë. Në rastin e Himarës shkeljet e vjedhjet janë të dokumentuara e faktuar katërcipërisht e besoj se do të mbledhim fakte të tjera gjatë procesit hetimor.