Apeli liron kryeplakun e Nivicës dhe të tjerët
25/03/2005 Shuqizohet vendimi Shkallës së Parë
GJIROKASTR - Shtatë të akuzuarit e Kakomesë tashmë janë të lirë, pas një muaj “perndjekjeje” nga policia dhe organi i akuzës në Sarandë. Dje, në orën 13.00, dy nga të pandehurit e Kakomesë u lanë të lirë. Vendimi për t’u hequr “arrestin në shtëpi”, u mor nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër, me kërkesë të organit të akuzës. Edhe për pesë të tjerët që ishin me “detyrim paraqitjeje”, u mor i njëjti vendim. Kryetari i trupit gjykues në Apel, Tomorr Shkreli, mori parasysh kërkesën e prokurorit Bujar Iljazi për pafajësinë e të pandehurve.
Gjykata e Sarandës vetëm një muaj më parë kishte dhënë masën "arrest shtëpie" për dy të pandehurit, Vladimir Kumi, kryeplaku i fshatit Nivicë dhe Koço Dhuli. Ndërsa për pesë të pandehurit e tjerë, Ervis dhe Odise Papadhima, Ilia Minguli, Jani Nika, Odise Dulishi kishte vendosur masën "detyrim paraqitjeje". Personat e lartëpërmendur ishin akuzuar për veprat penale të "pengimit të mjeteve të ndërtimit" të firmës "Riviera sh.p.k", për "bllokim të rrugës nacionale, si dhe për "organizim të tubimeve të paligjshme". Sipas policisë, personat e mesipërm në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kanë organizuar tubime të paligjshme, nga data 21-24 shkurt 2005, duke penguar lëvizjen e mjeteve të transportit dhe në të njëjtën kohë punimet në rrugën që të çon në zonën e Kakomesë. Në vazhdim, protestuesit kërkuan jo vetëm ndërprerjen e punimeve, por edhe lirimin e të ndaluarve, që ndodheshin në qelitë e komisariatit të policisë në Sarandë.
Arrestimi i tyre ndodhi pas disa ditë tubimi në Kakome kundër punimeve të firmës “Riviera”. Policia justifikoi veprimet, duke e cilësuar protestën të jashtëligjshme, dhe organizatorët thyerës të ligjit. Nuk vonoi shumë dhe vetëm pas dy ditësh gjykata nxori nga birucat e komisariatit me detyrim paraqitjeje pesë nga të ndaluarit, dy me arrest shtëpie, ndërsa para ndërtesës turma banorësh po protestonin. Dje Gjykata e Apelit në Gjirokastër duket se i dha fund akuzave për protestuesit e Kakomesë. Banorët kanë deklaruar se do ta zgjidhin ligjërisht këtë çështje dhe se shpresojnë në plotësimin e kërkesave të tyre.