“Më prishën lokalin mua, por jo pallatin ministrit”

25/03/2005 Hakmarrja ndaj nesh, si kushërinj të Ferdinant Ponit
Vëllai i Muhametit, Selmani, tregon se banojnë në Plazh, Durrës, që prej 60 vjetëve. Ai tregon se Muhameti ka mbaruar arsimin e lartë për Matematike-Fizikë, në Elbasan, dhe për 15 vjet ka punuar si mësues në Ishëm, më pas nëndrejtor në shkollën “Bajram Curri” në Plazh.
Në vitin 1993, kaloi në Policinë e Shtetit.
“Ne, vëllezërit e tij, kunatat dhe si fis në tërësi kemi votuar e votojmë për PD-në. Kjo është një arsye më shumë e ndëshkimit të tij me afrimin e zgjedhjeve”, tregon Selmani.
Nga ana tjetër, të gjithë policët në Kuçovë, por edhe në Berat i thonin çdo ditë Muhametit se nuk e meritonte atë vend, sepse shef duhej vendosur ndonjë tjetër e jo ai. Në policinë e Kuçovës, por edhe në Berat (në polici e SHKB) e dinin që ne kemi kushëri të parë Ferdinand Poni, i cili është përfaqësuesi i PD në KQZ për PD dhe shumë herë Muhametit ia kanë kujtuar këtë si kërcënim për ta larguar nga puna.
Më tej, vëllai i shefit të Qarkullimit Rrugor të Kuçovës, tregon se, vetëm dhjetë ditë më parë, i kanë prishur në Plazh një lokal që, sipas tij, “e kisha bërë në tokën time dhe shkak nuk ka qenë se ishte pa leje, por se na njohin për bindjet tona politike të djathta. Pranë lokalit tim është ndërtuar pa leje një pallat që i përket një deputeti socialist e ministri. Megjithëse godina është pa leje dhe ka zënë rrugën, atë nuk e prek askush. Sot qenka e vështirë të jetosh me ndershmëri dhe ne jemi viktima të poshtërimit politik që na bëhet si vëllezër e familje”, përfundon denoncimin Selman Pone.