Sulmohet dhe plagoset tregtari i floririt
25/03/2005 Tentativë grabitje
BERAT - Në tentativë për ta grabitur tregtarin e florinjve në Berat, e plagosin rëndë me thikë në shpatull, por pa i rrezikuar jetën. Ngjarja ndodhi dje, në orët e para të mëngjesit, ndërsa tregtari po shkonte, si zakonisht, në vendin e tij të punës. Dy persona, të cilët nuk janë identifikuar ende, i dolën Kananit para shtëpisë së tij, në lagjen “Jani Vruho”. Nën kërcënimin e thikës, personat e maskuar i kërkuan tregtarit mallin dhe paratë. Por vetëm pas pak minutash autorëve iu desh të përballeshin me rezistencën e Kananit. Në kacafytje e sipër, ai goditet me thikë në shpatull. I gjakosur dhe i rrëzuar në tokë, Kanani ka kërkuar ndihmë më zë te banorët e lagjes, të cilët shumë shpejt janë grumbulluar në vendin e ngjarjes. Autorët, të gjendur para gatishmërisë së banorëve, janë larguar me shpejtësi, duke lënë pas britmat e të plagosurit dhe kujën e dëshmitarëve. Menjëherë i dëmtuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mjekët thanë se thika i është futur 5 centimetra në brendësi të shpatullës, por pa e dëmtuar seriozisht atë.
Ndërsa banorët kanë nxituar të dërgojnë në spital tregtarin, policia mbërriti në vendin e ngjarjes. Dhe pse shumë shpejt, ajo nuk mundi të rrethojë autorët e larguar në drejtim të rrugicave të lagjes. Ekspertët kanë kryer veprimet e duhura në vendin e ngjarjes, kurse forca të tëra të policisë janë vënë në kërkim të autorëve, për të cilët thuhet se janë edhe autorë të grabitjeve të tjera në qytet.
Në Berat brenda dy viteve janë vjedhur e grabitur katër dyqane floriri dhe tre shtëpi banimim të cilat kishin brenda bizhuteri të florinjta. Ngjarjet tregojnë se grabitësit kanë për qëllim të sulmojnë pikam ku gjendet malli i shtrenjtë. Ndonëse banorët ndjehen të rrezikuar çdo ditë, policia prej dy vitesh nuk ka mundur të zbardhi asnjë nga këto ngjarje.