Abuzimi, dënohet kryekomunari
• GJIROKASTËR - Kryetari i Komunës së Libohovës në rrethin e Gjirokastrës është dënuar dje me gjashtë muaj heqje lirie dhe 500 mijë lekë gjobë.
Dënimi ndaj kryekomunarit Krenar Kulla është dhënë nga Gjykata e Apelit të Gjirokastrës, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Një vit më parë, kryetari i Komunës Qendër Libohovë, Krenar Kulla, është denoncuar nga Auditi i Brendshëm në institucionin e prefektit në Gjirokastër, pasi me fondet e komunës bleu një pompë uji, që do të shërbente për ujësjellësin e fshatit Nepravishtë. Mësohet se me procedurë të përshpejtuar është blerë një pompë me vlerë 1.3 milionë lekë, e cila ishte e përdorur dhe nuk mund të kryente funksionin. Pas kësaj, Auditi i Brendshëm ka bërë kallëzim në Prokurori. Bëhet e ditur se, në shkallën e parë të drejtësisë Kulla ka dalë i pafajshëm, ndërsa pas apelimit të çështjes me kërkesë të Prokurorisë ai u dënua më heqje lirie dhe me gjobë. p.n.