Fshatari dhe dentisti
Një fshatar shkon te dentisti pasi kishte një muaj që nuk flinte nga një dhëmballë e prishur. Dentisti nuk ndodhej aty për momentin dhe asistenti i tij merr guximin dhe e ul fshatarin për t’i shërbyer vetë. Në vend që t’i hiqte dhëmballën e prishur, asistenti i dentistit i heq gabimisht fshatarit edhe një dhëmb të mirë. Fshatari i revoltuar dhe indinjuar në kulm i kthehet asistentit të dentistit:
-Si ma hoqe dhëmbin e mirë?!...
-Pusho, - ia kthen ai, se mos të dëgjon ustai dhe pastaj do paguash për të dyja që t’i hoqa.
Hajduti
Një hajdut del në treg siç bënte përditë për të nxjerrë bukën e familjes me zanatin e tij. Pasi vërtitet gjithë ditën e ditës më në fund arrin të vjedhë një palë pantallona te një shitës. Gjatë rrugës kur po kthehej në shtëpi me autobus, çantën ku kishte futur pantallonat, papritur ia vjedhin. Shkon i mërzitur dhe e shoqja që e pyet:
-ǒke kështu mor’ burrë? Nuk të ka ecur mirë puna sot?
-Jo jo, grua. Puna mirë eci, por e shita mallin me çmimin që e bleva.
9 Prill 2008