E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret në kasolle 50-vjeçari

• ELBASAN - Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 të ditës së djeshme, në fshatin Shelcan të rrethit të Elbasanit.

Burime të policisë bënë të ditur se, Guri Zeka, banor i fshatit Shelcan është gjetur i vetëvarur në kasollen që ndodhej pranë shtëpisë së tij. Të njëjtat burime pohuan se, trupi i pajetë i 50-vjeçarit ishte gjetur nga të afërmit e tij, të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë. Pas sinjalizimit në vendin e ngjarjes ka arritur një grup hetimor, i cili ka këqyrur vendngjarjen, si edhe ka marrë në pyetje bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i vetëvrasjes së 50-vjeçarit ka qenë depresioni dhe gjendja e dobët financiare. Bëhet e ditur se Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë çuar Zekën në vetëvrasje.                        a.k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›