Tentoi të vrasë të dashurin e gruas, dënohet 62-vjeçari
• SHKODER – Tentoi të vrasë të dashurin e së shoqes, dënohet me 6 vjet një 62-vjeçar nga fshati Dushaj i Tropojës.
Vendimi u mor dje nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, duke i ulur 2 vjet burg F.R.,-së nga vendimi që dha gjykata e Faktit në Tropojë. Gjatë hetimit për veprën penale, sipas burimeve zyrtare pohohet se, para dy vjetësh, i arrestuari ka qëlluar me synim për të vrarë një ish-efektiv të komisariatit të Tropojës, por ai ka përfunduar i plagosur lehtë në këmbë. Shkaku që e kishte shtyrë burrin të ndërmerrte këtë veprim ishte marrëdhënia që polici kishte krijuar me të shoqen e tij 48-vjeçare. Mësohet, gjithmonë sipas dëshmisë së regjistruar nga organi i akuzës, se kur efektivi i policisë kishte mësuar se e dashura donte t’i jepte fund lidhjes, në shenjë hakmarrjeje e dërgon atë në një zonë të pabanuar dhe i bën asaj disa foto nudo. Gruaja ka pohuar më vonë se, ish i dashuri i saj e kishte kërcënuar më parë se do ta vriste. Pas kësaj, polici i shpërndan fotot e gruas te të afërmit e bashkëshortit të saj, me të cilin kishin dhe lidhje miqësie. I ndodhur para një fakti të tillë, 62-vjeçari i ka kërkuar policit ta lërë të qetë gruan e ta mbyllnin këtë ngjarje, meqenëse ishin të lidhur me një tjetër krushqi mes tyre. Por, sipas dëshmive, dhe pas kërcënimit të marrë, polici u shfaq sërish pranë shtëpisë së F.R.,-së. Ky fakt ka irrituar burrin e ish të dashurës, i cili me një armë gjahu ka qëlluar ndaj tij, duke e lënë të plagosur në këmbë. Pas këtij veprimi autori është vetëdorëzuar në polici, ku ka treguar të gjithë historinë mes gruas së tij dhe mikut të familjes. I ndodhur nën një presion të tillë, ai ka treguar se nuk ka ditur ç’të bëjë tjetër vetëm të qëllojë ndaj ish-policit. r.d