Krimi i Konispolit drejt zbardhjes
• Policia e Sarandës po zbardh ngjarjen makabre të Konispolit, kur një 45-vjeçari iu pre koka nga persona të panjohur.
SARANDE/ SHPRESA DINE
Prej dy ditësh, në komisariat janë shoqëruar disa persona, të cilët pas dëshmive të marra janë lënë të lirë. Plot dy vite e gjysmë më pas, dosja e krimit ndaj Zihni Myderrizit, duket se po shkon drejt zbardhjes. Në sekret të plotë, mëngjesin e së martës forca policore të ardhur nga Tirana e Vlora kanë zbarkuar në Konispol. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se, u shoqëruan për në komisariatin e Sarandës 5 persona, banorë të Konispolit dhe madje të të njëjtit fis e fqinj të viktimës. Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë, ndërsa dhe të afërm të familjes Myderrizi janë thirrur sërish për të dëshmuar. Këtë e ka konfirmuar për gazetën vëllai i viktimës, Fiqiri Myderrizi. Burimet policore bëjnë gjithashtu e ditur se, puna po vazhdon ende dhe së shpejti pritet që kjo çështje e pazbardhur për 30 muaj të zbardhet. Nuk dihet ende nëse ky aksion ka lidhje me vizitën që në fund të muajit tetor 2007, forcat e Antiterrorit bënë në komisariatin e Sarandës, ku u njohën me çështjen “Myderrizi”. Ish-shefi i komisariatit të Sarandës e cilësoi zbardhjen e vrasjes makabre të 45-vjeçarit si një ndër çështjet më me prioritet dhe me të njëjtin intensitet po punon dhe pasardhësi i tij. Vrasja e Myderrizit, të cilit familjarët i gjetën vetëm trupin e ende kokën, është cilësuar si e tipit mafioz. Kjo, pas dyshimeve se viktima mund të jetë bërë dëshmitar i ndonjë trafiku apo krimi në skajin më ekstrem në jug të vendit. Ndonëse nuk përjashtohen pistat e tjera, ato pritet të zbardhen bashkë me identifikimin e autorit të ekzekutimit. Burime të brendshme të policisë pohojnë se, janë shumë afër plotësimit të dosjes, por ditët e ardhshme pritet publikimi i fakteve të reja.
Po kështu enigmë mbetet edhe fati i autorëve të paidentifikuar akoma të 3 vrasjeve të tjera, të ndodhura në Konispol 12 vitet e fundit. Banorë të vetë zonës pohojnë se, janë ekzekutuar për shkaqe të pazbardhura Emin Emini, Robert Shero dhe Vladimir Bejdo, punonjës policie. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se, mes këtyre vrasjeve ka shumë ngjashmëri, aq sa ka edhe me atë të Zihni Myderrizit.
Krimet në Konispol
• Robert Shero, u gjet i vdekur një javë nga ekzekutimi nga një goditje në kokë, në vendin e quajtur “Likojan” Konispol në dimrin e vitit 1993
• Emin Emini, u gjet i vrarë 2 vjet më vonë, në malin e Nartës, pranë një përroi në vendin e quajtur “Qesarajza”, Konispol. Trupi i tij u gjet 5 ditë pas zhdukjes
• Vladimir Bejdo, polic i komisariatit të Sarandës u gjet i copëtuar një pus pranë kufirit shqiptaro-grek në vitin 1998, disa ditë pas krimit