E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi, kreu i PDS dënohet një vit

 

VLORE- Kryetari i PDS-së së Vlorës dhe njëherazi këshilltar në këshillin bashkiak pritet të prangoset, pasi Gjykata e Apelit e dënoi dje me një vit burg dhe 500 mijë lekë gjobë. Vepra për të cilën akuzohet Thanas Laluci është konsumuar në periudhën kur ai ishte drejtor i Bankës së Kursimeve. Në vitin 2001, ishte vendosur që dosjet e klientëve që rezultonin debitorë dhe garancitë pasurore të tyre të trajtoheshin nga Agjencia e Trajtimit të Kredive. Kjo agjenci kishte ekskluzivitetin e kryerjes së veprimeve, me qëllim që banka të rifitonte sasinë e parave të pashlyera nga kredimarrësit. Por në prill të vitit 2002, ish-drejtori Laluci ka lidhur kontratën e shitblerjes së sipërfaqes së një trualli të transferuar në pronësi të Bankës së Kursimeve për mosshlyerje të kredisë. Hetimet kanë konkluduar se ai i ka kryer me dashje këto veprime, që bien në kundërshtim me ligjin.           q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›