E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobat, Policia Rrugore, heq 70 leje qarkullimi

 

TIRANE - Një aksion i policisë rrugore të kryeqytetit në të gjithë akset kryesore ka bllokuar rreth 70 leje të ndryshme qarkullimi. Aksioni i rrugorëve ka nisur gjatë ditës së shtunë dhe ditës së djeshme, ku efektivët e këtij komisariati kanë kryer kontrolle për vjeljen e gjobave të prapambetura dhe të papaguara nga drejtues të ndryshëm mjetesh. Në fund policia ka mundur të mbledhë një sasi të konsiderueshme të lejeve të qarkullimit drejtuesve të ndryshëm që ishin debitorë në Policinë Rrugore. Aksioni është përqendruar në rrugët dhe akset kryesore të kryeqytetit, në pikat hyrëse dhe dalëse të tij. Grupe të posaçëm të punonjësve të policisë të drejtuar nga një oficer ose specialist, kanë nisur ndalimin e mjeteve dhe verifikimin e borxheve të mundshme të tyre nëpërmjet radiove. Burimet kanë pohuar se nuk kanë munguar gjithashtu heqjet e patentave apo bllokimet e motoçikletave, pronarët e të cilëve nuk ishin të pajisur me kokore mbrojtëse apo kishin mangësi në dokumentacion. Kontrollet e policisë kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe të dielës ndaj drejtuesve të mjeteve që udhëtonin në gjendje të dehur.               d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›