E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi me karburantet, ndëshkohen 100 subjekte

15 pika karburanti janë gjobitur dhe një pjesë e tyre dhe janë mbyllur si pasojë e mungesës së dokumentacionit dhe cilësisë së keqe të karburantit që tregtojnë. Të vendosur në aksionin e tyre Inspektoriati Qendror Teknik raporton se gjatë dy muajve janë ndëshkuar plot 100 karburante për shkelje të ndryshme, ndërsa kanë paralajmëruar se do të ndjekin penalisht ata autogaze që mbushin bombula për familjarët. Në sitën e Inspektoriatit kanë kaluar edhe pikat e shitjes së gazit, e për pasojë janë konfiskuar 340 bombula gazi që tregtoheshin jashtë kushteve teknike. Dokumentacioni ligjor, kushtet e tregtimit dhe cilësia e karburanteve, do të vazhdojnë të jenë në qendrër të vëmendjes së Inspektoriatit Qendror Teknik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›