E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria të mos shkelë autonominë vendore

Drejtuesit vendorë të Partisë Socialiste dhe punonjës të bashkive e komunave të drejtuara nga kjo forcë politike, protestuan sërish para kryeministrisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i kërkoi edhe njëherë qeverisë të heqë dorë nga ajo që ai e cilëson si shkelje të autonomisë vendore. Në shënjestër të Ramës ishte edhe ministri i Financave, në lidhje me sqarimin që ai dha një ditë më parë për sistemin e ri të tasksave për biznesin. Po kështu, Rama akuzoi edhe Policinë e Shtetit, për shkak se forcat e rendit penguan një skenar të vendorëve socialistë për të hedhur një sasi plehrash në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›