Nënshkruhet Karta europiane për shëndetin e zemrës
Të jetosh deri në moshën 65-vjeçare pa u prekur nga sëmundjet Kardiovaskulare, ky është synimi i kartës europiane të shëndetit të zemrës, të cilën e nënshkroi edhe Shqipëria. Ky dokument europian bën të mundur ndjekjen e politikave shëndetësore për parandalimin e sëmundjeve të zemrës që e kanë zanfillën që në fëmijëri. Sipas të dhënave në të gjithë Europën 50% e vdekjeve janë si pasojë e sëmundjeve të zemrës. Karta europiane e shëndetit të zemrës do të shpërndahet në të gjitha poliklinikat e vendit. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u shpreh se ai do të jetë dokumenti bazë falë të cilit do të mundësohet ulja e numri të personave të prekur nga sëmundjet e zemrës.