E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Abuzimi me pronat"- Prokuroria: 55 vjet burg për të pandehurit

Prokuroria kërkoi dje nga Gjykata e Tiranës dënimin me 55 vjet burg për 7 të pandehurit e çështjes "Kashari", disa prej tyre ish- funksionarë të Komunës së Kasharit pak kilometra larg Tiranës, të cilët akuzohen për afera korruptive me pronat. Gjatë seancës së djeshme, prokuroria lexoi konkluzionet hetimore për çështjen duke kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me 12 vjet burg për të pandehurin Alfred Sula, 10 vjet për Ismail Sulën, 9 vjet për Faik Fejzon, 8 vjet për Islam Sherën, 3 vjet për Bardhyl Kamberin, 6 vjet për Shefqet Alikën dhe 7 vjet burg për Xhevahir Hykën. Këta persona u arrestuan një vit më parë në një operacion të policisë dhe prokurorisë së Tiranës pasi akuzohen se kanë tjetërsuar disa prona për qëllime përfitimi në Komunën e Kasharit. Sipas prokurorisë, tjetërsimi i pronave në këtë Komunë është bërë përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare të trojeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›