E Diel, 1 Nëntor 2026

MADA, gjatë 2009 do të rriten investimet për zonat malore të vendit

Rritja e investimeve për zhvillimin e mëtejshëm të zonave rurale mbetet prioritet i Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore (MADA) për vitin 2009. Drejtori i kësaj Agjencie, Shkëlzen Marku,, vuri theksin në nevojën e rritjes së mëtejshme të fondeve për investime në zonat malore të vendit, ku dhe varfëria është më e lartë, ndërkohë që kjo Agjenci gjatë këtij viti ka investuar mbi 1 milion USD në sektorët e ujitjes, pyjeve, shërbimin këshillimor, veterinar, etj. Për vitin 2009, ky program do të fokusohet në zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve prioritarë në zonat malore të vendit, duke përfshirë dhe rrethet Pukë, Mat, Tropojë, Has, etj. Sipas Markut, MADA operon në rrethet Kukës, Korçë, Dibër, Tepelenë, Berat dhe aktualisht puna e deritanishme ka dhënë efekte konkrete në zbatimin e programeve të zhvillimit të zonave malore, rritjen e punësimit dhe përmirësimin e jetesës.


Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore operon me fonde nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), i cili për vitin 2009 pritet të financojë (në formë kredie dhe granti) rreth 6.120 000 SDR, (monedhë ndërkombëtare e OKB, ku 1 SDR~ 1.43 usd) për zbatimin e projekteve të MADA-s në vendin tonë. MADA ka nisur zbatimin e programit të saj në Shqipëri që në vitin 1993. Përmes programeve “Për zhvillimin e zonave verilindore, skemave ujitëse, zonave malore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tyre”, ajo ka investuar deri tani rreth 49.3 milionë usd.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›