E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e apelit rikthen në qeli Marjan Grykën, për veprën penale të “shpifjes ndaj policisë

Apeli rikthen në qeli Marjan Grykën. Ndalimi i tij u bë për veprën penale të “Shpifjes ndaj policisë. 37 vjeçari nga Shkodra Marjan Gryka është rindaluar sërishmi dje nga policia e Shkodrës duke u dërguar në dhomat e paraburgimit. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës tha se ekzekutimi i Urdhërit të Ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Shkodër për shtetasin Marjan Gryka, lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës është bërë në orët e mesditës së djeshme. Sipas këtyre burimeve, ndalimi i Grykës është bërë pasi, Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar kërkesën e këtij shtetasi për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në atë të “Garancisë pasurore”, duke vendosur si masë sigurimi “arrest me burg”. Sipas të njëjtit burim, nga ana e policisë u bë shpallja në kërkim dhe më pas ndalimi i shtetasit Marjan Gryka. Shtetasi Marjan Gryka ka qenë i ndaluar me datë 9 tetor të këtij viti në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës me caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, vendim i cili u mor për çështjen penale të të datës 27 shtator të po këtij viti, ditë kur Gryka është plagosur me armë zjarri në aksin rrugor Shirokë-Zogaj të qytetit të Shkodrës. Gjithnjë nga të dhënat që ofron policia e Shkodrës, vendimi i gjykatës së Shkodrës është mbështetur në rezultatet e hetimeve të kryera, në katet e ekspertimit balistik, kimik e mjeko ligjor, si dhe në thëniet kontradiktore të shtetasit Marian Gryka, rreth ngjarjes së ndodhur atë natë. Ndërkohë, bazuar në hetimet dhe grumbullimi i provave, Drejtoria e Policisë ka ngritur padi ndaj këtij shtetasi për veprën penale të “Shpifjes ndaj Policisë”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›