Abuzimi me pronat në Kashar, gjykata 29 vjet burg për të akuzuarit
Gjykata ka dhënë dënime
"qesharake" për krerët
dhe ish-krerët e Komu
nës Kashar, të cilët kanë
mbivendosur 15 hektarë troje në
periferi të Tiranës. Gjykata ka ulur
masat e dënimit të kërkuara nga
akuza, duke pasur parasysh edhe
gjykimin e shkurtuar të kërkuar
nga të pandehurit. Megjithëse
kanë marrë dënime të lehta, shtatë
të pandehurit kanë kundërshtuar
gjykatën, duke deklaruar se do të
apelojnë vendimin. Në të njëjtën
pikë ka reaguar edhe prokuroria,
duke saktësuar se do të kryejnë
edhe ata një apelim, pasi gjykata ka
ulur vendimet. Më konkretisht, për
Alfred Sulajn gjykata vendosi dënimin
me 6 vjet burg dhe 6 milionë
lekë gjobë, Faik Fejzo, 4 vjet e 5 milionë
lekë, Ismail Sulaj, 6 vjet e 8
muaj e 2 milionë lekë, Shefqet Aliko,
3 vjet burg e 3 milionë lekë,
Xhevair Hyka, 4 vjet burg e 4 milionë
lekë, Bardhyl Kamberi, 2 vjet
burg e 2 milionë lekë dhe Islam
Shera, 3 vjet burg e 2 milionë lekë.
Prokuroria
Një seancë më parë, prokurori i
çështjes, Armand Gurakuqi, ka
kërkuar 12 vjet burg për ish-kryetarin
e komunës Alfred Sula, 9 vjet
burg për Faik Fejzën, me detyrë ishkryetar
i Komunës së Kasharit, 8 vjet
burg për Islam Sherën, ish-kryeplaku
i kësaj komune, 6 vjet burg
për Shefqet Alikon, përgjegjës i
zyrës së Kadastrës, 10 vjet burg për
Ismail Sulën, 7 vjet burg për Xhevahir
Hykën, të dy banues në
Kashar, si dhe 3 vjet burg për
Bardhyl Kamberin, i cili aktualisht
është në liri në provë. Për gjykatën,
duke u nisur nga provat e grumbulluara,
problemi me pronat në Komunën
e Kasharit ka nisur që në
vitin 2000, kur kryetar ishte Naim
Karaj, ndërsa kanë vazhduar edhe
nga pasardhësi Faik Fejzo dhe Alfred
Sulaj. Gjykata deklaroi me
vendim, se të pandehurit kanë falsifikuar
dokumentet e pronësisë,
në bashkëpunim me ish-kryeplakun
e fshatit, Islam Sherën dhe
me përgjegjësin e dy punonjës të
Kadastrës së Kasharit. Sipas
gjykatës, ata kanë abuzuar me
tapitë e tokës, duke ua dhënë personave
që nuk e kishin atë në pronësi,
kundrejt ryshfetit. Bëhet fjalë për
të paktën 150 mijë metra katrorë
tokë bujqësore, mbi të cilën tashmë
janë ndërtuar pallate dhe shtëpi
private. Të pandehurit akuzohen
për veprat "korrupsion pasiv",
"shpërdorim detyre", "falsifikim të
dokumenteve" dhe "mashtrim në
bashkëpunim".
Mbivendosja
Grupi hetimor i çështjes, i kryesuar
nga prokurori Armand Gurakuqi,
kreu një studim të të gjitha
denoncimeve. Sipas hetuesve,
janë rreth 15 mijë metra katrorë
tokë e rindarë, e cila vlerësohet
miliona euro. Burimet thanë se
toka, në kufi me vijën e verdhë të
Bashkisë së Tiranës, vlerësohet
me një çmim të lartë dhe ka qenë
preferencë e disa biznesmenëve
për ndërtimin e pallateve
shumëkatëshe. Në dosjen e
prokurorisë, përgjimet kanë kryer
një rol të rëndësishëm për
zbardhjen e bisedave të kreut aktual
të Komunës së Kasharit, Alfred
Sulaj, me djalin e dajës, Xhevair
Hykaj, të dy të arrestuar. Nga biseda
duket qartë se Sulaj i ka "dhuruar"
kushëririt të tij mijëra metra
katrorë, e cila do të shfrytëzohej
për ndërtimin e një objekti
shumëkatësh. Në vitet 2000-2007,
dhjetëra banorë të Komunës së
Kasharit kanë denoncuar skandalin
në Policinë dhe Prokurorinë e
Tiranës. Qindra denoncime janë
regjistruar. Shtatë persona janë të
implikuar në mbivendosjen e
pronave, ku krahas tre krerëve të
komunës, përgjegjës janë edhe Islam
Shera, ish-kryeplak i Kasharit,
si dhe Shefqet Alikaj, me detyrë
përgjegjës i zyrës së Kadastrës.
Ndërsa në rolin e sekserit janë
prangosur Ismail Sulaj e Xhevair
Hyka, njëri prej tyre kushëriri i
kryekomunarit Sulaj. Nga
Prokuroria e Tiranës janë marrë të
pandehur edhe pronarë të fshatit,
të cilët e kanë shitur disa herë
pronën e tyre.
Pronat në Kashar, dosje tjetër në Prokurorinë e Tiranës
Mafia e pronave në Komunën e Kasharit
dyshohet se ka mbivendosur edhe
dhjetëra hektarë, duke u shkaktuar
banorëve të fshatrave në periferi të Tiranës
miliona euro humbje. Prokuroria e Tiranës tha
se, krahas dosjes së Kasharit, që mbaroi dje
gjykimin, një tjetër dosje me 30 denoncime të
banorëve gjendet në zyrat e hetuesve, në
pritje për t‘u verifikuar. Koha e pakët në dispozicion
e grupit hetimor, për shkak të përfundimit
të afateve të arrestit ndaj të pandehurve,
ka detyruar zyrtarët e Prokurorisë së Tiranës
të ndajnë dosjen, duke lënë të hapura
30 pretendime të tjera të banorëve të Kasharit.
Ndër to është edhe denoncimi i familjes së
Gani Kamberit, sipas të cilëve, kryekomunarët
e Kasharit kanë mbivendosur 9 mijë metra
katrorë. Sipas Prokurorisë së Tiranës, dyshohet
se ekzekutimi i Gani Kamberit është
realizuar pas denoncimit të tij për tjetërsimin
e 9 mijë metrave katrorë. Rasti i tjetërsimit të
pronësisë së familjes Kamberi po hetohet nga
Prokuroria e Tiranës, në kuadër të dosjes penale
ndaj tre ish-kryetarëve të Komunës së
Kasharit të arrestuar në fillim të dhjetorit 2007.
Sipas njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e
Tiranës, e pagëzuar si Task-Forca, dosja implikon
ish-krerët e Komunës Kashar, gjatë mandateve
të tyre nga viti 2000-2007, ku kanë
tjetërsuar pronësinë e rreth 15 hektarëve tokë
në pronësi të rreth 60 banorëve të zonës
"qesharake" për krerët
dhe ish-krerët e Komu
nës Kashar, të cilët kanë
mbivendosur 15 hektarë troje në
periferi të Tiranës. Gjykata ka ulur
masat e dënimit të kërkuara nga
akuza, duke pasur parasysh edhe
gjykimin e shkurtuar të kërkuar
nga të pandehurit. Megjithëse
kanë marrë dënime të lehta, shtatë
të pandehurit kanë kundërshtuar
gjykatën, duke deklaruar se do të
apelojnë vendimin. Në të njëjtën
pikë ka reaguar edhe prokuroria,
duke saktësuar se do të kryejnë
edhe ata një apelim, pasi gjykata ka
ulur vendimet. Më konkretisht, për
Alfred Sulajn gjykata vendosi dënimin
me 6 vjet burg dhe 6 milionë
lekë gjobë, Faik Fejzo, 4 vjet e 5 milionë
lekë, Ismail Sulaj, 6 vjet e 8
muaj e 2 milionë lekë, Shefqet Aliko,
3 vjet burg e 3 milionë lekë,
Xhevair Hyka, 4 vjet burg e 4 milionë
lekë, Bardhyl Kamberi, 2 vjet
burg e 2 milionë lekë dhe Islam
Shera, 3 vjet burg e 2 milionë lekë.
Prokuroria
Një seancë më parë, prokurori i
çështjes, Armand Gurakuqi, ka
kërkuar 12 vjet burg për ish-kryetarin
e komunës Alfred Sula, 9 vjet
burg për Faik Fejzën, me detyrë ishkryetar
i Komunës së Kasharit, 8 vjet
burg për Islam Sherën, ish-kryeplaku
i kësaj komune, 6 vjet burg
për Shefqet Alikon, përgjegjës i
zyrës së Kadastrës, 10 vjet burg për
Ismail Sulën, 7 vjet burg për Xhevahir
Hykën, të dy banues në
Kashar, si dhe 3 vjet burg për
Bardhyl Kamberin, i cili aktualisht
është në liri në provë. Për gjykatën,
duke u nisur nga provat e grumbulluara,
problemi me pronat në Komunën
e Kasharit ka nisur që në
vitin 2000, kur kryetar ishte Naim
Karaj, ndërsa kanë vazhduar edhe
nga pasardhësi Faik Fejzo dhe Alfred
Sulaj. Gjykata deklaroi me
vendim, se të pandehurit kanë falsifikuar
dokumentet e pronësisë,
në bashkëpunim me ish-kryeplakun
e fshatit, Islam Sherën dhe
me përgjegjësin e dy punonjës të
Kadastrës së Kasharit. Sipas
gjykatës, ata kanë abuzuar me
tapitë e tokës, duke ua dhënë personave
që nuk e kishin atë në pronësi,
kundrejt ryshfetit. Bëhet fjalë për
të paktën 150 mijë metra katrorë
tokë bujqësore, mbi të cilën tashmë
janë ndërtuar pallate dhe shtëpi
private. Të pandehurit akuzohen
për veprat "korrupsion pasiv",
"shpërdorim detyre", "falsifikim të
dokumenteve" dhe "mashtrim në
bashkëpunim".
Mbivendosja
Grupi hetimor i çështjes, i kryesuar
nga prokurori Armand Gurakuqi,
kreu një studim të të gjitha
denoncimeve. Sipas hetuesve,
janë rreth 15 mijë metra katrorë
tokë e rindarë, e cila vlerësohet
miliona euro. Burimet thanë se
toka, në kufi me vijën e verdhë të
Bashkisë së Tiranës, vlerësohet
me një çmim të lartë dhe ka qenë
preferencë e disa biznesmenëve
për ndërtimin e pallateve
shumëkatëshe. Në dosjen e
prokurorisë, përgjimet kanë kryer
një rol të rëndësishëm për
zbardhjen e bisedave të kreut aktual
të Komunës së Kasharit, Alfred
Sulaj, me djalin e dajës, Xhevair
Hykaj, të dy të arrestuar. Nga biseda
duket qartë se Sulaj i ka "dhuruar"
kushëririt të tij mijëra metra
katrorë, e cila do të shfrytëzohej
për ndërtimin e një objekti
shumëkatësh. Në vitet 2000-2007,
dhjetëra banorë të Komunës së
Kasharit kanë denoncuar skandalin
në Policinë dhe Prokurorinë e
Tiranës. Qindra denoncime janë
regjistruar. Shtatë persona janë të
implikuar në mbivendosjen e
pronave, ku krahas tre krerëve të
komunës, përgjegjës janë edhe Islam
Shera, ish-kryeplak i Kasharit,
si dhe Shefqet Alikaj, me detyrë
përgjegjës i zyrës së Kadastrës.
Ndërsa në rolin e sekserit janë
prangosur Ismail Sulaj e Xhevair
Hyka, njëri prej tyre kushëriri i
kryekomunarit Sulaj. Nga
Prokuroria e Tiranës janë marrë të
pandehur edhe pronarë të fshatit,
të cilët e kanë shitur disa herë
pronën e tyre.
Pronat në Kashar, dosje tjetër në Prokurorinë e Tiranës
Mafia e pronave në Komunën e Kasharit
dyshohet se ka mbivendosur edhe
dhjetëra hektarë, duke u shkaktuar
banorëve të fshatrave në periferi të Tiranës
miliona euro humbje. Prokuroria e Tiranës tha
se, krahas dosjes së Kasharit, që mbaroi dje
gjykimin, një tjetër dosje me 30 denoncime të
banorëve gjendet në zyrat e hetuesve, në
pritje për t‘u verifikuar. Koha e pakët në dispozicion
e grupit hetimor, për shkak të përfundimit
të afateve të arrestit ndaj të pandehurve,
ka detyruar zyrtarët e Prokurorisë së Tiranës
të ndajnë dosjen, duke lënë të hapura
30 pretendime të tjera të banorëve të Kasharit.
Ndër to është edhe denoncimi i familjes së
Gani Kamberit, sipas të cilëve, kryekomunarët
e Kasharit kanë mbivendosur 9 mijë metra
katrorë. Sipas Prokurorisë së Tiranës, dyshohet
se ekzekutimi i Gani Kamberit është
realizuar pas denoncimit të tij për tjetërsimin
e 9 mijë metrave katrorë. Rasti i tjetërsimit të
pronësisë së familjes Kamberi po hetohet nga
Prokuroria e Tiranës, në kuadër të dosjes penale
ndaj tre ish-kryetarëve të Komunës së
Kasharit të arrestuar në fillim të dhjetorit 2007.
Sipas njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e
Tiranës, e pagëzuar si Task-Forca, dosja implikon
ish-krerët e Komunës Kashar, gjatë mandateve
të tyre nga viti 2000-2007, ku kanë
tjetërsuar pronësinë e rreth 15 hektarëve tokë
në pronësi të rreth 60 banorëve të zonës