E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë shkeli ligjin

Gjykata e Apelit ka
"hedhur" një tjetër
shuplakë ndaj prokurorisë
në lidhje me
dosjen "Durrës-Kukës". Gjyqtari
Pajtim Hoxha la dje në fuqi vendimin
e Gjykatës së Shkallës së
Parë, në të cilin thuhej se çdo veprim
i kryer pas datës 6 nëntor
2008, kundër Lulzim Bashës nga
ana e prokurorisë duhet të cilësohet
i paligjshëm. Apeli i dha të
drejtë ministrit aktual të jashtëm
për të rrëzuar të gjitha veprimet e
akuzës. Ka qenë një vendim i shkurtër
vetëm me tri rreshta, ku
gjyqtari Pajtim Hoxha vendosi të
lërë në fuqi vendimin e dhënë
nga Shkalla e Parë, duke e konsideruar
të drejtë dhe pa asnjë
shkelje ligjore. "Në këto kushte,
Lulzim Basha nuk duhet të gjykohet
në Gjykatën e Lartë, pasi dosja
e dërguar atje është jashtë çdo
afati ligjor, madje edhe fletëthirrjet
e akuzës për ta pyetur me cilësinë
e të pandehurit janë jashtë
çdo afati", mësohet se ka arsyetuar
gjyqtari. Vendimi i djeshëm ka
përmbysur gjithçka në drejtim të
dosjes "Durrës-Kukës", ku dy shkallët
e gjyqësorit kanë vendosur
të mbyllin çështjen me procedura.
Fjala e fundit i takon
Gjykatës së Lartë për të dhënë
verdiktin përfundimtar.
Vendimi i Hajdarit
Gjykata vendosi duke iu referuar
nenit 141 të Kushtetutës, i cili
thotë se një person me imunitet
gjykohet në Gjykatën e Lartë
vetëm kur dosja është dërguar më
parë aty. Në këtë rast dosja nuk
është dorëzuar dhe se kërkesa e
Lulzim Bashës në Gjykatën e Tiranës
është vetëm një akt procedural
dhe nuk është një gjykim i
një çështjeje. Në Kushtetutë nuk
përcaktohet se një akt-procedural
duhet të shqyrtohet në
Gjykatën e Lartë. Duke iu referuar
nenit 73 të Kodit të Procedurës
Penale, gjykata çmoi se një procedurë
nuk mund të shqyrtohet në
Gjykatën e Lartë, por në Gjykatën
e Shkallës së Parë, edhe në rastet
kur kërkuesi është një person me
imunitet. Për sa më sipër gjykata
rrëzon kërkesën e prokurorisë.
Pas dhënies së vendimit,
prokurori Arben Kraja kërkoi
dorëheqjen e gjyqtares Fatmira
Hajdari në bazë të nenit 17 të
Kodit të Procedurës Penale.
Prokurori tha se kërkesa e tij për
përjashtim erdhi si pasojë e vendimit
të gjykatës. Pas gjithë debateve,
gjykata vendosi të shfuqizojë
vendimin e prokurorisë për
të thirrur në cilësinë e të pandehurit
Lulzim Bashën. Po kështu,
gjyqtarja Fatmira Hajdari i kujtoi
prokurorit se ka shkelur ligjin në
momentin kur ka thirrur jashtë të
gjitha afateve Lulzim Bashën për
ta pyetur me cilësinë e të pandehurit.
Një tjetër fakt që preku
gjykata, ka qenë edhe zgjatja e
afateve të hetimit. Afatet e hetimit,
sipas gjyqtares Fatmira Hajdari,
janë zgjatur pa asnjë të drejtë ligjore.
Në këto kushte, dosja, e cila
Gjyqtarja Fatmira
Hajdari i kujtoi
prokurorit se ka
shkelur ligjin në
momentin kur ka
thirrur jashtë të
gjitha afateve Bashën
tashmë ka shkuar në Gjykatën e
Lartë dhe duhet të merret në
shqyrtim në datë 27 shkurt 2009,
është e pavlefshme. Vetë avokati
i Bashës ishte shprehur për pavlefshmërinë
e provave të akuzës,
por prokuroria nga ana e saj
kundërshtonte.
Kërkesa në Apel
Në Apel, prokuroria kërkoi rrëzimin
e vendimit të dhënë nga Fatmira
Hajdari. Por kërkesa e
prokurorisë nuk u mor parasysh
nga kjo gjykatë. Prokuroria është
shprehur se Lulzim Basha duhet
të gjykohet vetëm në Shkallën e
Tretë të gjyqësorit. Por, Apeli kon-
statoi se neni 141 i Kushtetutës i
jep të drejtë Shkallës së Parë për
të gjykuar kërkesat procedurale
edhe për personat që janë me imunitet,
duke pasur parasysh faktin
se kërkesat paraqiten në kohën
kur dosja ndodhet ende në
hetim. Apeli deklaroi të pavlefshme
gjithashtu të gjitha aktet
procedurale të hetimeve të pas 6
nëntorit, deri në 6 dhjetor. Gjykata
e Apelit, në këtë mënyrë, ka
vendosur të anulojë çdo veprim
që prokuroria ka bërë nga 6 nëntori,
deri në 6 dhjetor 2008.
Burime nga prokuroria thanë se
ky vendim nuk ndikon në procesin
gjyqësor, që do të nisë më 27
shkurt në Gjykatën e Lartë, pasi
çështja e shqyrtuar nga Apeli,
ishte thjesht procedurale dhe pasoja
e vetme do të jetë se prokuroria
do të dërgojë një tjetër
fletëthirrje për Bashën. Gjithashtu,
lidhur me vendimin për
pavlefshmërinë e akteve të mëpasshme,
që lidhen me çështjen
në fjalë, burime të prokurorisë
deklarojnë se pas datës 6 nëntor
nuk ka asnjë akt tjetër hetimor,
ose që lidhet me hetimet, ndaj
vendimi i Apelit nuk sjell asnjë
pasojë në procesin e deritanishëm
hetimor.

Prokuroria: Gjykata e Lartë shkeli ligjin

Hetuesit: Shtyrja e seancës për Bashën, antiligjore. Çfarë parashikon neni 342 i KPP

Vendimi i Gjykatës së Lartë për
shtyrjen e seancës gjyqësore të
çështjes "Durrës-Kukës" në
datën 27 dhjetor, është cilësuar
nga Prokuroria e Përgjithshme si veprim
antiligjor. Pas disfatave të njëpasnjëshme
me procedurat ligjore të dosjes që ka gjetur
shkelje gjatë ndërtimit të segmentit rrugor
Rrëshen-Kalimash, për të cilën prokuroria
ka vënë nën akuzë deputetin Lulzim Basha
dhe një ish-vartës të tij, hetuesit e çështjes
hidhen në kundërsulm, duke "siluruar"
gjykatën supreme në Shqipëri. Sipas informacioneve
që vijnë nga zyra e Prokurorit të
Përgjithshëm, shtyrja e seancës është në
kundërshtim me nenin 342 të Kodit të Procedurës
Penale. Sipas ligjit të mësipërm,
kur shqyrtimi gjyqësor nuk mund të përfundohet
në një seancë të vetme, gjykata
vendos që të vazhdojë ditën e mëpasshme
të punës. "Gjykata mund të ndërpresë
shqyrtimin gjyqësor, vetëm për arsye të
veçanta, deri në pesëmbëdhjetë ditë", thuhet
në Kodin e Procedurës Penale. Në fakt,
kjo dispozitë nuk është zbatuar nga Gjykata
e Lartë gjatë seancës së parë hetimore të
çështjes në fjalë. Burimet nga akuza qendrore
saktësojnë se moszbatimi i kësaj procedure
mund të lidhet me disa arsye. Së
pari, Gjykata e Lartë ende nuk është shprehur
për afatet hetimore të Lulzim Bashës
dhe Andi Tomës. Së dyti, procesi gjyqësor
mund të pezullohet, pasi shtetasi (jo i pandehuri)
Lulzim Basha është marrë në
kundërshtim me ligjin në cilësinë e të pandehurit.
Prokuroria ka "frikë" se Gjykata e
Lartë ka paragjykuar çështjen dhe ka vendosur
që të mos e fillojë shqyrtimin e dosjes
në themel. "Nëse çështja do të fillonte në
themel, pra gjykim i pandërprerë, atëherë
seanca gjyqësore nuk mund të shtyhej më
shumë se 15 ditë. Gjykata kishte të tjera data
të lira për të vendosur seancën
pasardhëse", deklarojnë burimet nga
Prokuroria e Përgjithshme. Sipas tyre, përcaktimi
i datës 27 shkurt për seancën e
radhës është kapërcim i ligjit, pasi Kodi i
Procedurës Penale e ka të shprehur qartë.
Por gjykata mund të justifikohet me faktin
se ende nuk ka nisur procesi gjyqësor dhe
ende nuk është hapur shqyrtimi i fakteve,
apo provave të organit të akuzës. Burime
nga akuza thanë se të gjitha dosjet e Durrës-
Kukës janë në dorë të Gjykatës së Lartë
dhe i takon asaj për të vendosur fatin e ishministrit
të Transporteve. Nëse shfuqizon
vendimin e prokurorisë për marrjen të pandehur
të Bashës, i vetëm nën gjykim mund
të jetë shtetasi Andi Toma. Në këtë rast,
gjykimi do të "transferohet" në Gjykatën e
Shkallës së Parë, pasi shtetasi Toma nuk
gëzon ndonjë imunitet. Një tjetër "skenar"
i procesit gjyqësor Durrës-Kukës është
edhe hapja e shqyrtimit gjyqësor, ku
mbrojtja do të kundërshtojë aktin e ekspertimit.
Nëse rrëzohet akti i ekspertimit, procesi
mund të zgjasë disa muaj dhe seancat
mund të zhvillohen pas zgjedhjeve të qershorit.
Por, zvarritja e procesit gjyqësor të
dosjes "Durrës-Kukës" ka edhe një tjetër
skenar. Flitet se disa prej anëtarëve të
trupit gjykues u mbaron mandati. Sipas
nenit 342 të Kodit të Procedurës Penale,
"kur për shkaqe të përligjura ndryshon
përbërja e trupit gjykues, anëtari i ri duhet
të njihet me përmbajtjen e procesit
gjyqësor, përveç rastit kur kërkohet prej tij
që çështja të shqyrtohet nga fillimi. Kur
ndryshon më shumë se një nga anëtarët e
trupit gjykues që gjykon me tre gjyqtarë
dhe më shumë se dy nga anëtarët e trupit
gjykues që gjykon me pesë gjyqtarë, gjykimi
fillon nga e para". Pra, gjykimi i çështjes
mund të fillojë nga fillimi dhe çështja
mund të zgjasë disa vite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›