E Diel, 1 Nëntor 2026

Zani Çaushi merr 18 vjet burg të tjera si "dhuratë" për martesën

Banda e Zani Çaushit merr një
tjetër goditje nga drejtësia. E
përbërë nga 115 persona, ku
shumica e të cilëve janë vrarë,
banda ka marrë mbi supe 50 vite të tjera
burg. Vendimi është dhënë dje nga gjyqtari
Altin Abdiu në Gjykatën e Tiranës.
Mbi Zani Çaushin, i njohur si i forti i Çoles,
që aktualisht po vuan dënimin më burg
të përjetshëm, do të rëndojë edhe një
dënim me 18 vjet burg për veprën penale
të vrasjes, rrëmbimit të personit dhe
vjedhjes në tentativë. Duket se kjo është
"dhurata" e drejtësisë shqiptare për
martesë, që ai bëri së fundi në Burgun e
Burrelit. Çaushi u shpall fajtor për vrasjen
e Bernard Duçkës, Niko Borakut dhe
vëllezërve Neritan dhe Edmond Dednikës,
si dhe veprën penale të rrëmbimit
të personit. Katër bashkëpunëtorët e
Çaushit janë dënuar respektivisht:
Dorian Saliu, 22 vjet për heqje lirie, Hair
Hiraj 5 vjet, vetëm për veprën penale të
vjedhjes në tentativë, Skerdian Bajrami,
5 vjet heqje lirie, kurse Renato Çerçizi u
shpall i pafajshëm.
Konkluzionet
Seanca e djeshme është zhvilluar
vetëm në prani të prokurorit Ervin
Karanxha. Të pandehurit dhe avokatët e
tyre të mbrojtjes, megjithëse ishin njoftuar
për seancën, nuk denjuan të merrnin
pjesë. Megjithatë, duke parë kushtet
e të pandehurve, gjyqtari Altin Avdiu doli
mbi palët dhe shpalli vendimin. Një seancë
më parë, vetë Zani Çaushi deklaroi
se: "Në emrin tim kanë vrarë persona të
tjerë. Armando Grabova është njeriu që
ka vrarë në Vlorë shumë djem nënash. Ky
ka vrarë në emrin tim dhe tani ndodhet i
lirë". Para se prokurori të jepte konkluzionin
përfundimtar, i dënuari me burgim
të përjetshëm ka zgjedhur si strategji
mbrojtjeje akuzat ndaj personave që
janë në liri. "Unë i kundërshtoj me përbuzje
të gjitha akuzat e organit të
prokurorisë. Nuk kam kryer krime në
vitin 1997, por kam mbrojtur Vlorën nga
personat e armatosur. Ishte një vit i
mbrapshtë, ashtu siç e dini edhe ju dhe
për këtë qëllim mora përsipër të mbroja
qytetin tim. Unë nuk kam vrarë njeri. Të
tjerët kanë vrarë në emrin tim dhe tashmë
jam unë ai që vuan pasojat e krimeve
të kryera me barbarizëm. Të gjithë ata
që kanë dëshmuar kundër meje kanë
qenë nën presion, pasi unë kurrë nuk
kam vrarë njeri dhe nuk kam dhënë urdhër
për të vrarë njerëz", mësohet se ka
deklaruar i forti i Vlorës.
Banda
Gjykata, duke iu referuar prokurorisë,
lexoi të gjithë veprimtarinë e grupit të përbërë
prej më shumë se 115 të pandehurish,
pjesa më e madhe e të cilëve tashmë
janë të vdekur. Në gjykim ishin vetëm të
pandehurit Zani Çaushi dhe miqtë e tij Hair
Hiraj, Pëllumb Bajrami, Renato Çerçizi,
Skerdian Bajrami dhe Dorian Saliu. Mbi
supet e tyre rëndojnë akuzat e vrasjes së
Bernard Duçkës, Niko Borakut dhe
vëllezërve Neritan e Edmond Dednika, si
dhe rrëmbimin e Artur Gjoshit, Pëllumb
Petritit, Foto Kolës dhe Sokol Kamberit.
Mbi Zani Çaushin rëndon tashmë dënimi i
tretë i dhënë nga gjykata. Edhe pse nuk ka
pranuar akuzat, prokuroria e ka deklaruar
fajtor dhe ka kërkuar dënimin me 25 vjet
Zani Çaushin, ndërsa gjykata vendosi 18
vjet burg. Myrteza Çaushi është dënuar me
burgim të përjetshëm për veprën penale
të vrasjes së dyfishtë në qytetin e Vlorës,
vetëm pak muaj pasi u lirua në datën 22
mars 1999, nga gjyqtari Martin Deda. Të
gjitha akuzat për vrasje në vitin 1997 dhe
urdhrat që mund të ketë dhënë, në vitin
1999. Gjykata arriti të vërtetonte dhe ta
dënonte Myrteza Çaushin vetëm për veprën
penale të armëmbajtjes pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›