Kapen agresoret e sulmit ne Xhafzotaj
Durres-Policia e Durresit ka mundur te identifikoje dhe prangose, autoret e sulmit me thika, te nje punonjesi te ujesjellesit, nipit te tij dhe nje personi tjeter, ngjarje e ndodhur dy dite me pare ne Xhafzotaj. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se menjehere pas ngjarjes, sherbimet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Personit ne bashkepunim edhe me ato te komisariatit te policise Durres, organizuan punen ne drejtim te kapjes se autoreve te dyshuar, si te perfshire ne kete ngjarje. Per rrjedhoje, gjate paradites se djeshme u be e mundur kapja dhe ndalimi i Fisnik Shehit, 27 vjec, Rami Velia, 38 vjec dhe Sherif Shehi, 27 vjec, te tre lindur ne Diber dhe banues ne Xhafzotaj. Sipas policise, ata dyshohet se jane autore te plagosjes se rende me thike te punonjesit te ujesjellesit B. Avdyli, nipit te tij M. Avdyli, si dhe nje personi tjeter, I.Karepi. Ngjarja ndodhi rreth ores 19.20 te dy diteve me pare, kur 53-vjecari B.Avdyli, punonjes i Ndermarrjes se Ujesjelles-Kanalizimeve, se bashku me disa punonjes te tjere te kesaj ndermarrje, kane zbatuar disa vendime per nderprerjen e ujit te pijshem, tek disa familje te cilat nuk kishin bere pagesat si dhe tek disa te tjera qe kishin bere lidhje te paligjshme. Gjate kryerjes se detyres ai eshte goditur ne koke me gure nga disa banore te Xhafzotajt, te cilet kundershtonin kete aksion. Per pasoje ai ka marre plage te renda ne koke dhe trup. Ne kete moment konflikti kane nderhyre per t'i ndare nipi i tij, M.Avdyli dhe I.Karepi, por jane gjendur nen sulmin me grushta dhe thika te banoreve. Pas hetimeve ka rezultuar se 3 te arrestuarit, jane personat e dyshuar si autore te ngjarjes. Mesohet se te demtuarit pas ndihmes mjekesore te marre ne Spitalin e Durresit, ndodhen jashte rrezikut per jeten. Behet e ditur se ndaj te arrestuarit Fisnik Shehi, rendon akuza e plagosjes se rende me dashje te kryer ne bashkepunim, ndersa ndaj Sherif Shehit dhe Rami Velise, akuza e kanosjes per shkak te detyres dhe goditjes per shkak te detyres, te kryer ne bashkepunim. Materialet ne ngarkim te tyre i kaluan per ndjekje Prokurorise se Rrethit Durres.
L.K
Te arrestuar
Fisnik Shehi, 27 vjec
Rami Velia, 38 vjec
Sherif Shehi, 27 vjec
Ngjarja
Rreth ores 19.30 te dy diteve me pare, te arrestuarit dyshohet se kane qelluar me gure ne koke punonjesin e ujesjellesit, B.Avdyli, si dhe kane plagosur me thike nipin e tij M.Avdyli dhe nje person tjeter I.Karepi, te cilet nderhyne per t'i ndare.