Merr peng shitesen me arme lodre
Tirane-Nje tjeter skene tmerri dhe paniku, kane perjetuar ne mes te dites banoret e kryeqytetit, aferisht e njejte me ate te disa muajve ne pare tek Libri Universitar me autor Romeo Leken. Kete here ngjarja eshte zhvilluar ne kryqezimin e Stacionit te Trenit me Unazen, tek nje dyqan celularesh "Vodafone". Ka qene pikerisht ora 11.45, kur nje person ka hyre ne dyqanin e celulareve dhe fillimisht i ka kerkuar punonjeses t'i jepte nje numer celulari. Por pak pak castesh ai ka nxjerre nje arme qe kishte me vete dhe ia ka drejtuar vajzes, duke krijuar terror ne dyqan, edhe tek ata pak kliente qe ndodheshin ne ato momente aty brenda. Sipas deshmitareve ne vendngjarje, mesohet se i riu i cili eshte identifikuar me pas si Elton Sutermani nga Shkodra, ka lejuar te dale nga dyqani punonjesen si dhe klientet, ndersa vete ka qendruar brenda. Nje nga personat e ndodhur aty prane dyqaneve qe ka pare skenen, ka lajmeruar menjehere policine per ate cka po ndodhte aty. Forca te shumta te komisariatit nr. 3 te policise, si dhe forca te posacme te Drejtorise se Policise se Tiranes, kane mberritur ne vendngjarje, duke berre rrethimin e zones. Aksioni eshte mbeshtetur edhe nga forcat speciale RENEA. Njoftimi i marre, fliste per nje pengmarrje me qellim grabitjen e dyqanit te celulareve. Brenda pak minutash eshte rrethuar e gjithe zona, nga forca te shumta te policise, nderkohe qe aksioni u shoqerua nga syte e dhjetra qytetareve kureshtare ne vendngjarje. Policia ka siguruar te shpetoje pa pesuar asnje lendim punonjesen e dyqanit te celulareve, u strehua per disa minuta, prane nje dyqani minimarket qe ndodhej 50 metra larg vendit ku ajo punonte. Nderkohe punonjes te tjere te policise te veshur civile, kane hyre ne negociata me pengmarresin, i cili ndodhej i vetem ne dyqan, qe ai te dorezohej. Kane zgjatur rreth 20 minuta tentativat e policise, qe kishin mundur te futeshin brenda ne dyqan dhe te komunikonin me te riun nga Shkodra. Madje ai eshte paralajmeruar nga policia se nese do tentonte te kryente ndonje veprim, do te qellohej. Ne hyrje te dyqanit nje skuader e forcave speciale RENEA, ishte ne gatishmeri per cdo veprim nderhyres. Aksioni eshte ndjekur nga afer nga dy kreret e policise se Tiranes, drejtori i saj Tonin Vocaj dhe zevendesi i tij Gjergji Jorgo. Me ne fund, pengmarresi eshte bindur te dorezohet dhe eshte marre nga forcat RENEA dhe eshte derguar me nje furgon policie per ne komisariat. Ne kete menyre eshte mbyllur fatmiresisht pa asnje te lenduar dhe demtime te tjera, situata dramatike e krijuar ne mes te kryeqytetit. Aksioni i perfunduar me sukses nga policia e Tiranes, qe eshte ndjekur hap pas hapi nga dhjetra banore te kryeqytetit, si dhe tregtare dyqanesh aty prane, eshte shoqeruar me duartrokitje prej tyre. Zona perreth vendit ku ndodhi ngjarja, ka qendruar e rrethuar edhe per disa minuta te tjera, deri ne sqarimin e plote te situates.
Hetimet
Pas shoqerimit ne komisariat, eshte bere i mundur identifikimi i personi qe shkaktoi ate situate dramatike ne kryeqytet. Sipas policise, ai eshte 28-vjecari Elton Sutermani, lindur dhe banues ne Shkoder. Nga verifikimet e bera ne vendngjarje rezultoi se autori ka perdorur nje arme pistolete loder dhe mbajtja peng e shiteses se dyqanit te celulareve, ka ndodhur per motive te dobta. Sipas policise, gjate intervistimit te tij nga specialistet e hetimit te krimit dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky person paraqiste cregullime psikike. Fillimisht u dyshua per nje pengmarrje me qellim grabitjen e dyqanit, por nga veprimet e personit te armatosur, dukej se ai nuk ka tentuar as te marre parate ne arke, as edhe aparatet e celulareve qe ndodheshin brenda ne dyqan. Policia ka marre ne pyetje edhe vajzen qe punonte ne dyqanin e celulareve, per te dhene shpjegimet per ngjarjen. Nga pyetjet mesohet se edhe ajo ishte me origjine nga Shkodra. Hetimet e para hedhin drite edhe mbi motivet e ngjarjes, te cilat flasin jo per grabitje te dyqanit, por per te kercenuar shitesen 21-vjecare, e cila duke pare veprimet jo normale te personit, nuk ka pranuar t'i sherbeje. Kjo e fundit, megjithese rezultoi te ishte nga i njejti qytet me te arrestuarin, ka mohuar te kete njohje te meparshme me te. Elton Sutermani, tashme ndodhet i arrestuar ne policine e Tiranes dhe hetimet e metejshme do te hedhin drite mbi motivin e kesaj ngjarje.
Grabitja dhe pengmarrja me arme loder e Romeo Lekes
Ne 21 mars te ketij viti, kryeqytetasit perjetuan nje moment te pazakonte te nje pengmarrje. Romeo Leka, 25 vjec, i depertuar nga SHBA, si person me probleme me drejtesine e atij vendi, arriti te grabise me arme loder, filialin e "Raiffaisen" Bank ne Hotel Rogner, ku arriti te merrte 30 milion leke te vjetra dhe me pas mori peng per disa minuta 19-vjecaren Lorena Korreshi, studente e juridikut. Leka e ka mbajtur rreth 30 minuta vajzen, per te shpetuar nga ndjekja e forcave policore. Pas tentativave per t'u larguar ai u arrestua nga forcat e RENEA-s. Gjate marrjes ne pyetje i pandehuri ka deklaruar se nuk ka pasur per qellim te vrase njeri, por vetem te largohej me parate qe kishte marre. Nga ekspertiza mjekeso-ligjore eshte konstatuar se Leka ka luhatje mendore, por eshte i afte para ligjit. Nderkohe avokatja mbrojtese e tij, kembengul se klienti i saj ka crregullime mendore.