Aksident ne autostraden Tirane-Durres, vdes kembesorja
Tirane-Nje aksident me pasoje vdekjen e nje 35-vjecare ndodhi mbremjen e djeshme ne autostraden Tirane-Durres. Aksidenti ndodhi teksa kembesorja Miranda Ceno, ishte duke tentuar te kalonte nga njera ane ne tjetren te autostrades. Nje automjet qe po kalonte me shpejtesi, e ka goditur ate per vdekje. Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje. Mesohet se goditja ka qene fatale per 35-vjecaren nga Tirana. Policia ka ndaluar shoferin e automjetit tip Golf me targa te Durresit, DR 17 94 F, i cili drejtohej nga 29-vjecari Gerard Myzeqari. Sipas burimeve nga vendngjarja, mesohet se viktima i ka prere rrugen automjetit, duke mos llogaritur dot kohen pasi ka kapercyer trafikun ndares te betonit. Policia ka kryer te gjitha veprimet hetimore ne vendngjarje, ndersa viktima eshte derguar ne morgun e spitalit te Tiranes. Megjithese ne baze te matjeve te kryera nga ekspertet ka rezultuar se viktima i ka nderprere rrugen automjetit, drejtuesi i tij eshte ndaluar dhe shoqeruar ne polici, per te dhene shpjegimet per rrethanat e aksidentit. Nuk jane te pakta rastet e viktimave te shenuara ne autostraden Tirane-Durres, si pasoje e pakujdesise se levizjes. Edhe pse pergjate kesaj rruge, jane ndertuar disa mbikalime, ato nuk respektohen nga kembesoret, te cilet duke zgjedhur rrugen me te shkurter per te kaluar ne anen tjeter te autostrades, kane rene pre e aksidenteve, ne te shumten e rasteve me humbje te jetes.
L.K