E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pistolete e thika ne xhirimin e dokumentarit, ndalohen tre studente

Tirane-Kur kishte vetem disa minuta qe policia e Tiranes, kishte mbyllur me sukses operacionin per kapjen e nje pengmarresi tek Stacioni i Trenit, nje tjeter njoftim mberriti ne sallen operative te policise. Kalimtare te rastesisesh, kane njoftuar se tre te rinj po kryenin veprime te cuditshme me nje arme ne dore dhe nje thike, ne kryqezimin e rruges "Abdyl Frasheri", prane Librit Universitar. E gjithe kjo skene, ka krijuar panik te qytetaret, te cilet kane perjetuar momente pasigurie. E alarmuar per keto ngjarje njera pas tjetres, ne vendin e lajmeruar kane mberritur menjehere forca te shumta policie. Njoftimi ka rezultuar i sakte per uniformat blu. Njeri prej te rinjve mbante ne dore nje thike dhe nje pistolete, kur eshte ndaluar nga policia. Ata kane izoluar cdo veprim te metejshem te tre te rinjve, te cilet jane marre dhe shoqeruar ne komisariatin nr. 2 te policise. Tre te rinjte kane shpjeguar se ishin studente te arteve dhe ishin duke xhiruar nje pjese dokumentari per provimin e shkolles. Por mesohet se te rinjte nuk kishin marre me pare leje dhe as kishin njoftuar policine, per nje gje te tille. Zona ku ata po punonin per dokumentarin, nuk ishte e rrethuar sic ndodh zakonisht ne xhirime dhe askush nuk mund ta kuptonte se cfare po ndodhte ne te vertete. Nga hetimet ka rezultuar se arma e perdorur per xhirime, ishte nje pistolete loder. Gjithesesi, te rinjte jane mbajtur te shoqeruar ne ambientet e komisariatit te policise, per te sqaruar dhe dokumentuar veprimet e tyre, te pazakonta per nje ambient publik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›