E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me pronat, prangoset ish-kryekomunari

POGRADEC - Shkeljet e konstatuara në shpërndarjen e pronave kanë çuar një tjetër ish-kryekomunar përpara drejtësisë. Policia e Pogradecit ndaloi pasditen e djeshme ish-kryetarin e Komunës së Dardhasit, Ditor Fraholli. Prokuroria e Rrethit kishte lëshuar një urdhër ndalimi për Frahollin, pasi ai akuzohet për “korrupsion pasiv”. Ai ka qenë në detyrën e kryetarit të komunës në dy mandate, përkatësisht në periudhën 2001-2007. Burimet në grupin hetimor bëjnë të ditur se ai ka lëshuar dokumente të rreme për tokën bujqësore dhe për trojet që ndodhen në komunën që ai ka drejtuar. Provat dhe dëshmitë e mbledhura nga organi i Akuzës pritet të zbardhin shkeljet e bëra nga ish-kryekomunari.

28 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›