Vendimi për shkarkimin e kreut të ERT-së në Kuvend
Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese e ka shtyrë për në seancën plenare vendimin e tij lidhur me shkarkimin e kreut të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve Hydajet Kopani dhe disa anëtarëve të bordit drejtues të këtij institucioni. Debatet mes ministrit Olldashi dhe kreut të ERT-së, Kopani, kanë vijuar edhe në mbledhjen e radhës të komisionit. Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për mosndërhyrje në treg, me qëllim uljen e tarifave të bisedave celulare për qytetarët. Komisioni ka dëgjuar të gjitha palët, por nuk ka marrë vendim lidhur me shkarkimet në bordin drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve. Deputetët do të përgatisin një raport, të cilin do ta paraqesin në seancë plenare.
28 Shkurt 2008