E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri - Slloveni, marrëveshje për heqjen e taksimit të dyfishtë

Ministri i Financave Ridvan Bode dhe ambasadori i Sllovenisë, Alain Brian Bergant, nënshkruan dje marrëveshjen për heqjen e taksimit të dyfishtë me Slloveninë. Marrëveshja parashikon heqjen e taksimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal. Sipas ministrit Bode, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje krijon një bazë të plotë ligjore për trajtimin tatimor të individëve apo personave juridikë shqiptarë apo sllovenë që kanë aktivitete biznesi apo të ardhura të tjera që bien nën juridiksionin e legjislacioneve tatimore të të dy shteteve. Ambasadori Bergant vlerësoi nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje që i hap rrugën investimeve sllovene në Shqipëri. Marrëveshja e nënshkruar me Slloveninë ka gjithashtu dispozita në bazë të të cilave shtetet shkëmbejnë informacione dhe bashkëpunojnë për parandalimin e evazionit fiskal nga subjektet që kanë aktivitet në të dy vendet.

28 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›