E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro shënon rekordin e ri kundrejt shkëmbimit me dollarin

Monedha e përbashkët europiane për herë të parë vlen më shumë se 1 dollar e 50 cent.
Në bursat ndërkombëtare, një euro u këmbye me 1.5057 dollarë. Ndërsa edhe paundi britanik po shkon drejt këmbimit me dy dollarë. Pragu i monedhës europiane u tejkalua gjatë shkëmbimit të monedhës euro me dollarin në tregjet europiane dhe ato aziatike, pasi ekonomia gjermane shfaqi tregues pozitivë. Sipas analistëve ndërkombëtarë, Federal Reserve e SHBA-së po e ndihmon vendin duke e mbajtur në nivele të ulëta monedhën e gjelbër. Analistët shpjegojnë se në horizont është shfaqur perspektiva e uljes së mëtejshme të normës së interesit për të shpëtuar ekonominë amerikane nga rënia. Ndërsa të dhënat e fundit treguan se besimi i konsumatorit amerikan ka rënë nga frika e regresit ekonomik. Sipas analistëve të bursave ndërkombëtare, amerikanëve do të duhet të paguajnë më shumë në udhëtimet e tyre në vendet e euros, duke nxjerrë më shumë dollarë nga xhepi. Ndërsa nga ana tjetër europianëve u volit për të bërë blerje në SHBA.

28 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›