Abuzimi, nën hetim shefi i antitrafikut dhe ai i korrupsionit në Berat
Kanë vepruar në kundërshtim me ligjet pasi gjatë shoqërimit në komisariat të një 22-vjeçareje, e kanë mbajtur atë për rreth 22 orë. Madje, fillimisht për shkelje të paligjshme të kufirit e më pas nën cilësinë e deklarueses, ndërkohë që e shoqëruara dyshohej për ushtrim prostitucioni jashtë vendit. Për këtë arsye, Mehmet Rapo, shef i luftës kundër korrupsionit dhe Enton Softa, shef i sektorit të antitrafikut në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit janë vënë nën hetim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe kryerjen e veprimeve arbitrare.
Një gjë e tillë është konfirmuar një ditë më parë nga burime pranë organit të akuzës në këtë qytet, sipas të cilave, për më tepër procesverbalet e këtij shoqërimi nuk janë dorëzuar asnjëherë pranë prokurorisë, çka ka bërë që tashmë të zbulohen në sirtarët e zyrës së antitrafikut.
Ndërkohë, nga ana e tyre, dy oficerët e akuzuar të policisë së Beratit janë shprehur se “gjithçka në këtë çështje është tendencioze, pasi ne kemi zbatuar detyrën, duke u mbështetur në ligjet dhe se gjithçka do të vërtetohet së shpejti”.
Nën akuzën e “Shpërdorim detyre dhe kryerje e veprimeve arbitrare”, ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë dosja për dy oficerët e Drejtorisë së Policisë së Beratit, Mehmet Rapo dhe kolegut të tij, Enton Softa.
Sipas përfaqësuesve të organit të akuzës, në bazë të hetimeve paraprake nga ky dikaster, janë gjendur prova për shkeljet që kanë bërë gjatë detyrës dy oficerët e policisë.
Sipas këtyre të dhënave, abuzimet janë konstatuar pas denoncimit të një shtetaseje në polici, J. Q., 22 vjeçe dhe vjehrrit të saj F. Xh. Sipas hetimeve, vajza ishte shoqëruar disa herë në komisariat nga sektori i antitrafikut të qenieve njerëzore, ku sipas tyre, akuzohet për ushtrim prostitucioni në Belgjikë, çka kjo e fundit e ka hedhur poshtë kategorikisht. Sipas denoncuesve, gjatë shoqërimit të 22-vjeçares dy oficerët kanë vepruar në kundërshtim me ligjet, pasi e kanë mbajtur atë për rreth 22 orë dhe madje në fillim për shkelje të paligjshme të kufirit dhe më pas nën cilësinë e deklarueses. Ndërkohë që pas kontrollit nga prokuroria, ka rezultuar se procesverbalet e këtij shoqërimi nuk janë dorëzuar kurrë pranë saj, por të gjendur në sirtarët e zyrës së tyre.
Në fakt, nga të dhënat e prokurorisë mësohet se ndonëse dosja ka mbërritur pak ditë më parë në gjykatë ku nga ana e tij, përfaqësuesi i akuzës ka kërkuar “arrest në burg”, gjykata ka vendosur masën e sigurisë me “detyrim paraqitjeje”, duke bërë që dy oficerët e policisë dhe pse nën hetim, të vazhdonin detyrat dhe funksionin e tyre si shef i luftës kundër korrupsionit dhe shef i sektorit të antitrafikut.
Nën hetim
Mehmet Rapo, shef i Sektorit të Luftës Kundër Korrupsionit
Enton Softa, shef i Sektorit të Antitrafikut