Rama: Kemi të bëjmë me krim të sofistikuar
Krimi ekonomik në Shqipëri është tashmë një krim i sofistikuar. Kështu ka thënë dje Kryeprokurorja Ina Rama, gjatë analizës së ecurisë së njësisë hetimore Task-Forcë. Në takim morën pjesë krerë të lartë të Ministrisë së Brendshme, kryetari i Prokurorisë së Tiranës, Genti Xholi, krerë të lartë të akuzës, oficerë policie të tjerë të Task-Forcës, si dhe drejtori i SHIK-ut, Bahri Shaqiri.
Kryeprokurorja Ina Rama ka vlerësuar rezultatin e Task-Forcës, duke e cilësuar atë si fillimi i suksesit në hetimin shqiptar. Sipas saj, puna e prokurorëve të kësaj njësie nuk është e lehtë, sepse ata përballen me vështirësi të panumërta. Ecurinë e njësisë Task-Forcë, e vlerësoi edhe zëvendësministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, duke bërë të qartë se prokurorët duhet të jenë shumë të vëmendshëm në dhënien e masës së dënimit për të pandehurit.
Sakaq, gjatë fjalës së tij, drejtori i njësisë Task-Forcë, Altin Dumani, ka bërë një paraqitje të ecurisë që ka pasur kjo njësi prej shtatorit të 2007-s. Sipas tij, forma më klasike është denoncimi i qytetarëve, por përdoren edhe forma të tjera, si provokime nga ana e prokurorëve, fotografime, përgjime nga celularët e shumë forma të tjera të ndryshme.
Gjatë fjalës së tij, drejtori i Task-Forcës, Dumani, është shprehur se “nuk e teproj kur them se jemi para një industrie të tërë falsifikimi. Ky fenomen, përfshin falsifikimin e pasaportave, patentave, vendimeve të gjykatave, vendimet e pushimit, vendimet e prokurorisë kartat bankare etj”. Sakaq, ai bëri me dije se njësia Task-Forcë ka hetuar dhe ka sjellë në Prokurorinë e Tiranës 147 procedime penale, 150 të pandehur, ku mes të cilëve 67 persona janë në burg. Gjithashtu, Dumani paraqiti dhe sektorët ku ka më shumë abuzime, si abuzimet me tenderat, pronat, vizat, patentat, pasaportat, kalimi në dogana kontrabandë, certifikatat, e shumë dokumentacione të tjera. Lidhur me këtë, Dumani raportoi dhe arritjet e rëndësishme të Task-Forcës, ku përmendi abuzimet me pronat e Kasharit, ndërsa përmendi edhe marrëdhëniet e mira me institucionet përbërëse të njësisë hetimore dhe veçoi marrëdhëniet me gjykatat.
"Kemi të bëjmë jo me një krim të rrugës, por me hetimin e një krimi të sofistikuar". Kështu është shprehur dje gjatë analizës numri një i organit të akuzës, Ina Rama. Kjo e fundit, pasi ka vlerësuar arritjen e njësisë Task-Forcë, është shprehur se “suksesi i saj është nga profilizimi i prokurorëve dhe oficerëve të policisë”. Sipas saj, “PP-ja së bashku me njësinë hetimore Task-Forcë ka një projekt për të ngritur grupe hetimi të tilla edhe në qytetet kryesore të vendit”. “Pas kësaj, organi i akuzës shqiptare do të mundohet të krijojë njësi të tilla edhe në sektorë të tjerë të hetimit”, - ka vazhduar Kryeprokurorja. Ndërkohë, Rama vuri në dukje rrezikun që kalojnë prokurorët e kësaj njësie.
Strazimiri
Dënime më të rënda zyrtarëve të korruptuar
Ndonëse ka vlerësuar bashkëpunimin mes policisë dhe grupit të Task-Forcës, për zëvendësministrin e Brendshëm, Gent Strazimiri, mbetet ende shumë punë për të bërë deri në arritjen e nivelit zero tolerancë ndaj krimit e korrupsionit. I pranishëm në analizën e njësisë hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Përgjithshme, numri dy i Ministrisë së Brendshme është shprehur për dënime më të rënda ndaj zyrtarëve të korruptuar, si dhe po kështu sekuestrime të ashpra ndaj kundërvajtësve. Megjithatë, ai ka vlerësuar gjatë fjalës së tij bashkëpunimin me Prokurorinë, duke e cilësuar si një stad të ri në nivele të lavdërueshme bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe Prokurorisë. Për këtë, zëvendësministri mori si shembullin më të mirë bashkëpunimin me Prokurorinë të Task-Forcës së Krimit Ekonomik. Duke e konsideruar si problem konkret e shumë shqetësues, Strazimiri u ndal në punën që prokuroria e prokurorët duhet të bëjnë në gjykata, për të mbrojtur provat që mblidhen nga oficerët e policisë, në mënyrë që shkelësit të marrin dënimin e merituar dhe jo dënime qesharake.