E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykatë; Rrëzohet kërkesa, Bode e Malaj, jo dëshmitarë

Togat e zeza pranuan pjesën më të madhe të dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja dhe vetë i pandehuri Hamzeh Abu Rayyan, përveç thirrjes si dëshmitarë të ish-ministrit të Financave Arben Malaj, dhe atij aktual, Ridvan Bode. Për disa seanca me radhë, i pandehuri kërkoi thirrjen e ish-ministrit dhe ministrit aktual, kërkesë kjo që nuk u pranua nga trupi gjykues. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave më 10 gusht të vitit 2006 ka bërë kallëzim në ngarkim të shoqërisë “Lloxhall” sh.p.k. me administrator jordanezin Hamzeh Abu Rayyan. Pronari i kësaj shoqërie ka rezultuar të jetë një emër jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare, ai i Yassin Kadi, i cili ndodhet që nga data 17 tetor në vitin 2001 në listën e OKB-së, si i dyshuar për financim terrorizmi. Sipas akuzës, edhe pse shteti shqiptar ka urdhëruar sekuestrimin e aseteve të Yasim Kadisë, kjo shoqëri ka vazhduar aktivitetin. Gjatë hetimit, prokuroria ka konstatuar se kjo shoqëri vazhdonte punën e saj nëpërmjet dhënies me qera të pasurive të paluajtshme pronë e saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›