Gërdeci ; Punëtorët futen në grevën e urisë
Ndihma financiare emergjente në lekë, dëmshpërblim për të plagosurit, njohje e sigurimeve shoqërore dhe pagim rroge për ata që humbën punën. Këto kanë qenë disa nga kërkesat e shoqatës “Punonjësit e Gërdecit”, të cilët të përfaqësuar nga Andi Belliu, kanë filluar dje grevën pa afat të urisë, duke deklaruar se do të shkojnë deri në flijim, nëse nuk u plotësohen kërkesat
Kanë nisur grevën e urisë pa afat ish-punëtorët e fabrikës së demontimit të predhave në fshatin Gërdec. Ashtu siç kishin deklaruar një javë më parë pas letrës së dërguar Kryeministrit të vendit me një sërë kërkesash nga ana e tyre, mëngjesin e djeshëm, një grup i tyre ka zënë katin e parë të një prej shtëpive të shkatërruara në këtë fshat.
Nisma është mbështetur edhe nga të afërm të familjeve të 26 viktimave të 15 marsit, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme policia ka ndjekur nga afër ecurinë e grevës.
Nga shtëpia ku ata janë vendosur janë shprehur se kërkesat janë kryesisht ekonomike, pasi siç shprehen, dëmi psikologjik është i rëndë dhe nuk mund të ndreqet më.
Të udhëhequr nga kreu i shoqatës “Punonjësit e Gërdecit”, Andi Belliu, grevistët kanë kërkuar ndihma financiare emergjente në lekë, dëmshpërblim për të plagosurit, njohje të sigurimeve shoqërore dhe pagim rroge për ata që humbën punën.
“Kemi hyrë në borxhe, kemi marrë vetëm 1 milion lekë të vjetra dëmshpërblim. Nuk dimë si të mbajmë familjet. Ne punonim, çmontonim plumba dhe shumë nga ne u plagosën. As kemp nuk lidhi shteti, pasi nuk ishim të siguruar nga pronari i fabrikës”, - shprehet një nga grevistët.
Sipas tyre, para një jave i kanë dërguar Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, në letër ku shpjegoheshin kërkesat e tyre. Kështu, ata kanë kërkuar ndihmë emergjente, në vlerën monetare në shumën 400.000 (katërqind mijë) lekë të reja për punëtor. Shoqata kërkon dëmshpërblim në vlerën monetare sipas Aktit të të Drejtave Themelore të Njeriut, në mënyrë reale dhe jo stimuluese: a) Për ata që humbën jetën, t’u lidhet pension familjeve të tyre në shumën 40.000 (dyzet mijë) lekë të reja në muaj. Për punëtorët që u plagosën në fabrikë, të dëmshpërblehen me shumën 150.000 lekë të reja. Ata kanë kërkuar që t’u paguhet rroga për 1 (një) vit dhe të trajtohen me asistencë për vitin tjetër sipas Kodit të Punës. Nga data 1. 6. 2007 e deri në datën 15. 3. 2008, punëtorët e Gërdecit kërkojnë që t’u njihen sigurimet shoqërore, të plota, sipas vështirësisë së punës që kryenin, të cilat, sipas tyre, u ishin premtuar nga kompania “Alba-Demil”. Ndër të tjera, ata kanë kërkuar gjithashtu që të dëmshpërblehen të gjitha familjet e viktimave që akoma nuk kanë marrë ndihmë financiare, duke përfshirë edhe shpenzimet e varrimeve.
Kreu i grevës
Do të flijohemi deri në plotësimin e kërkesave
Sipas kreut të shoqatës së grevistëve punëtorë të fabrikës së Gërdecit, Andi Belliu, “më datën 29 maj i kemi dërguar një letër Kryeministrit ku i kemi kërkuar të dëmshpërblehemi për tragjedinë që na ndodhi. Por sot, pas kaq ditësh, nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe kemi vendosur të hyjmë në këtë grevë me shpresën se hallet tona do gjejnë zgjidhje. E kemi paralajmëruar qeverinë të plotësojë kërkesat tona dhe ajo nuk denjoi të na dëgjonte. Qeveria e di mirë që aty kanë vdekur 26 persona dhe të jetë në pritje që kjo listë do rritet me ndonjë nga ne që kemi vendosur të flijohemi deri në plotësim të kërkesave”.
Kërkesat e ish-punëtorëve të Gërdecit
Ndihmë emergjente prej 400 mijë lekësh të reja për punëtor;
Pension prej 40 mijë lekësh të reja në muaj për familjet e atyre që humbën jetën;
Dëmshpërblim prej 150 mijë lekësh të reja për punëtorët që u plagosën në fabrikë;
Pagim rroge për 1 vit, si dhe trajtim me asistencë sipas Kodit të Punës për punëtorët e tjerë që humbën punën;
Njohje të sigurimeve shoqërore nga data 1. 6. 2007 deri në 15. 3. 2008 sipas vështirësisë së punës që kryenin;
Dëmshpërblim për të gjitha familjet e viktimave që akoma nuk kanë marrë ndihmë financiare, duke përfshirë edhe shpenzimet e varrimeve.