Çështja ; David Braun, rrëzohet kërkesa për përjashtim të trupit gjykues
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar dje kërkesën e paraqitur nga pedofili britanik David Braun, i cili pretendon se trupi gjykues që po gjykon çështjen e tij është i njëanshëm. Por, sipas vendimit të djeshëm të gjyqtares Fatmira Hajdari, ky pretendim është i padrejtë, ndaj dhe është rrëzuar si kërkesë. I pandehuri Braun akuzohet se në bashkëpunim me Robin Arnolds e Dino Kristodulu kanë abuzuar seksualisht me disa të mitur, të cilët strehoheshin në qendrën “Fëmijët e Tij”, e drejtuar nga David Braun. Fëmijët kanë pranuar dhunën fizike dhe abuzimin seksual nga i pandehuri, madje duke dhënë detaje në dëshmitë e tyre rreth këtij fakti. Dëshmitë e disa të miturve janë marrë me videokonferencë, me qëllim për të evituar presionin psikologjik mbi ta nga ballafaqimi me të pandehurin. Ndërkohë që, vetë Braun ka deklaruar se është impotent dhe nuk është e vërtetë që ka abuzuar me fëmijët.