E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria; Mbyllet hetimi për dy trafikantet e lëndëve narkotike

Mbyllet hetimi për dy trafikantët e lëndëve narkotike që u ndaluan disa muaj më parë në Pogradec me 10 kilogram hashash. Nga hetimet e prokurorisë rezulton se sasia e drogës e bllokuar nën pronësinë e këtyre personave, Dhimitër Kora dhe Skënder Baza, kishte si destinacion Maqedoninë. Lajmi u konfirmua nga burimet pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të cilat thanë se kjo çështje i kaloi dje Gjykatës së Krimeve të Rënda për gjykim. Në kuadër të hetimit ndaj të dyshuarve, rëndon akuza e “prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”. Në bazë të kësaj akuze, këta persona do të gjykohen dhe do të marrin masën përfundimtare ndaj veprës penale që kanë kryer disa muaj më parë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›