Abuzoi me asistencat, në hetim drejtori
KUÇOVE – Drejtori i Ndihmës Ekonomike të komunës Perondi ndiqet penalisht nga Prokuroria me akuzën e abuzimeve me asistencën për personat në nevojë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Gëzim Shurdha ka shpërdoruar detyrën, pasi ka favorizuar familje të ndryshme për të marrë ndihmën ekonomike. Pas reagimit të shumë familjeve të Perondisë se nuk po përfitonin dhe pse nuk kishin asnjë të ardhur, çoi një grup kontrolli në komunë. Pas kryerjes së kontrollit u konstatuan shkeljet, për të cilat u denoncua si përgjegjës drejtori ekonomik. Ndaj tij kanë nisur hetimet në gjendje të lirë, deri në sqarimin e pozicionit të tij. Brenda 3 muajve të fundit, 10 nëpunës shtetërore po ndiqen penalisht pikërisht për ndarjen në mënyrë abuzive të ndihmës ekonomike. d.xh