Bakalli, pro banorëve për kompensimin
SHKODER - Protestave të banorëve të Shkodrës për ndryshimin e çmimit të shpronësimit në unazën që po ndërtohet, dje i është bashkuar dhe deputeti Gilman Bakalli.
Në protestën e zhvilluar pranë bashkisë, deputeti i zonës theksoi se shqetësimi i banorëve është më se i drejtë. Madje, ai e ka ngritur këtë problem edhe në Kuvendin e Shqipërisë, por që deri tani, pavarësisht premtimeve të bëra nga Kryeministri Berisha, ende nuk është arritur që të merret një zgjidhje përfundimtare. Bakalli i ka kërkuar qeverisë që ta shqyrtojnë edhe një herë në mënyrën e duhur problemin e kompensimit të tokës. Sipas deputetit, banorët e Shkodrës ndihen të tradhtuar nga qeveria e Partisë Demokratike, të cilës i kanë dhënë votën. Ata kërkojnë që të përfitojnë nga vendimi i qeverisë, sipas të cilit pronat e shpronësuara së fundi duhet të kryhen me çmim prej 12.500 lekë/m2 dhe jo me 4500 lekë/m2, siç u caktua për ta vitin e shkuar. r.d